Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Dhimitri e mbron shtetin bullgar në fatkeqësi dhe rrënime

Kisha me emrin e shenjtorit në Pançarevo është një simbol i synimit drejt lirisë dhe unitetit

Një nga shenjtorët më të respektuar në trojet bullgare është Shën Martiri i Madh Dhimitri i Selanikut Mirovlet (mirolëshues). Të shumtë janë tempujt tek ne të ndërtuar për nder të këtij shenjtori të respektuar, i cili në shekullin e IV vdiq si martir për shkak të refuzimit të tij për të përndjekur dhe për të ndëshkuar besimtarët e krishterë. Që në kohën e Shtetit të Dytë Bullgar (1185-1396), bullgarët e perceptonin Shën Dhimitrin si mbrojtës qiellor i kryeqytetit Tërnovo.

Sipas të dhënave historike në vitin 1185 kur bazilika e Selanikut në të cilën ruheshin lipsanet e shenjtorit u grabit nga pushtuesit normanë, një ikonë e Shën Dhimitrit nga kjo bazilikë u transferua në mënyrë të mrekullueshme në Tërnovo. Ikona ishte një shenje për sundimtarët bullgarë, se Shën Dhimitër do të mbronte shtetin e rimëkëmbur së fundmi bullgar. Në shenje adhurimi të shenjtorit mbretërit e parë nga fisi Asenevci ngritën një kishë madhështore në rrëzat e kështjellës Trapezica. Deri në dekadën e tretë të shekullit të XIII kisha mbeti tempulli kryesor i shtetit, aty Kryepeshkopi Vasilij I u shugurua në krye të kishës së rimëkëmbur autoqefale bullgare (pas sundimit bizantin). Padyshim në Kishën “Shën Dhimitri” morën shenjat e dinjitetit të tyre mbretëror të gjithë sundimtarët bullgarë në periudhën 1186-1241 - nga themeluesit e dinastisë Asenevci deri te Cari Ivan Asen II.

Tradita për të ndërtuar kisha në emër të Shenjtorit Dhimitri ruhet edhe sot e kësaj dite, dhe shumë prej tyre vjen për të mbështetur idenë që shenjtori konsiderohet nga të gjithë mbrojtësi bullgar. I tillë është shembulli me tempullin e bukur të bardhë “Shën Martiri i Madh Dhimitri i Selanikut” në lagjen e kryeqytetit Pançarevo.

Banorët vendas vite të tëra me radhë nuk kishin kishë të vet. Madje edhe para se Bullgaria të bëhej shtet i lirë, nisën ndërtimin e një kishte të madhe në Pançarevo që në atë kohë ishte një fshat në afërsi të Sofjes. Ndërtimi përfundoi në vitin 1882 dhe më 26 tetor, Ditën e Shën Dhimitrit, u shenjtërua solemnisht. Sivjet mbushen 140 vjet nga hapja e dyerve të kishës dhe sot e kësaj dite është e vetmja kishë ortodokse në këtë vendbanim në periferitë e kryeqytetit tonë. Ngrihet në qendrën historike Pançarevo dhe ka statusin e një monumenti të kulturës me rëndësi lokale.

Tempulli u ndërtua me përpjekjet e të gjithë komunitetit të Pançarevos për të qenë një imazh kolektiv i ëndrrës për një Bullgari të lirë dhe të bashkuar” - thotë kryeprifti Krëstin Apostollov, kryetar së fundmi i tempullit “Shën Dhimitri” në Pançarevo. Në periudhën e shekujve XVII-XIX, në perëndimin e Perandorisë Osmane, Pançarevo ishte një vendbanim jashtëzakonisht i larmishëm, i banuar nga refugjatë nga Maqedonia dhe Trakia e Egjeut, si dhe çerkezë. Kolonët i dhanë edhe emrin vendbanimit, i cili vjen nga fjala e vjetër bullgare “panica” (shqip: pjatë) sepse kjo është forma e tokës dhe “çari” (turqisht: çare) - një fjalë që do të thotë “pushim”, pasi në këtë rajon ka burime me ujë shërues mineral, të njohur edhe nga lashtësia.

“Jo pak nga bullgarët e arratisur nga Maqedonia ishin të lidhur me Selanikun si qendër e rajonit gjeografik Maqedoni, prandaj natyrshëm vjen edhe emërtimi i kishës Shën Dhimitri i Selanikut. Në një farë mënyre, ky tempull është një pararojë e një Bullgarie të lirë dhe jo vetëm për shkak të pamjes së tij të bukur dhe dinjitoze, por edhe sepse bëhet një qendër grumbullimi për individët që më pas do të fillonin të ndërtonin këtë Bullgari moderne për kohën e saj. Pas Çlirimit, Pançarevo u bë shpejt qendra e atyre që erdhën për të ndërtuar objektet moderne të Sofjes. Dihet se këtu u ndërtua një nga hidrocentralet e para, jo vetëm në vendin tonë, por në përgjithësi në Gadishullin Ballkanik. Kjo ndodh disa dekada pasi u ngrit tempulli “Shën Dhimitri”, por njerëzit që ndërtuan hidrocentralin erdhën nga Franca, Italia dhe një pjesë jo e vogël e tyre mbeti dhe u vendos në fshatin e vogël Pançarevo. Kështu, tashmë në fillim të shekullit të 20-të, banorët u shtuan me shpejtësi dhe ai mori një pamje shumëngjyrëshe dhe tempulli u bë vend grumbullimi i të gjithë banorëve të rinj dhe të vjetër.”

“Sot situata në Pançarevo nuk është ndryshe nga ajo që ishte 140 vjet më parë, kur u ndërtua kisha” – shton kryeprifti Krëstin Apostollov.

“Në një mjedis kaq multikulturor, filloi ndërtimi i një tempulli pikërisht në këtë vend. Prandaj, unë personalisht ndihem përgjegjës për të vazhduar punën e atyre njerëzve që para Çlirimit, në kuadrin e Perandorisë Osmane, arritën të ndërtojnë një tempull kaq madhështor dhe ikonik - një simbol i vërtetë i një Bullgarie të re të lirë”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD