Një marrëveshje gazi midis Bullgarisë dhe Moldavisë u nënshkrua në Kishinau në prani të presidentëve të të dy vendeve, Rumen Radev dhe Maja Sandu, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Radev po viziton kryeqytetin e Moldavisë në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Palët në marrëveshjen, e cila do të sigurojë furnizimin e gazit përmes rrjetit të transmetimit të gazit të Bullgarisë në Moldavi, janë “Bulgartransgaz” dhe “Energocom” moldavian. “Me këtë, ne do të jemi në gjendje të diversifikojmë burimet tona të gazit natyror dhe të lidhim rrjetin kombëtar të transportit të gazit me sisteme të tjera”, tha Sandu.
Presidenti i Moldavisë theksoi gjithashtu se të dy vendet janë të lidhura prej shekujsh përmes historisë dhe kulturës. Ajo kujtoi se për rreth 200 vjet Moldavia është atdheu i një diaspore të madhe bullgare.
Presidenti Rumen Radev po viziton MoldavinëTë premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..