Pas vënies në punë të bllokut të VI të Centralit Atomik elektrik “Kozlloduj”, u konstatua një rrjedhje në sistemin e ftohjes së gjeneratorit elektrik. Po kryhen teste për të përcaktuar shkakun e problemit, tha për bTV ministri i energjetikës Rosen Hristov.
“Deri në rregullimin e rrjedhjes, njësia u shkëput nga sistemi kombëtar i energjisë elektrike. Nuk ka asnjë ndryshim në situatën e rrezatimit, është një problem teknik në pjesën joatomike të sistemit. Reaktori është në regjim normal”, shpjegoi Hristov. Ministri shpreson se do të respektohet afati për përfundimin e riparimit operativ të planifikuar, që është data 3 nëntor.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..