Në mëngjesin e 1 nëntorit, dronët rusë goditën qendrën rajonale ukrainase të Poltava. Shtëpitë e civilëve u goditën dhe një zjarr shpërtheu në vendin e shpërthimeve, njoftoi kreu i administratës ushtarake, Dmitri Lunin. Një pjesë e madhe e dronëve u rrëzuan, raporton UNIAN.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se nga 55 raketat ruse të lëshuara më 31 tetor kundër qyteteve të Ukrainës, 45 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Në ditën e 250-të të luftës, Zelenski njoftoi se Rusia ka gjuajtur 4500 raketa në vendin e tij. Duke folur për Shoqatën e Avokatëve Ndërkombëtarë, ai shprehu shpresën se ata që janë përfshirë në krimet e luftës do të mbahen përgjegjës përpara një gjykate të posaçme.
Një nga raketat ruse të lëshuara në Ukrainë më 31 tetor, u ul në Moldavi. Si përgjigje, Kishinau dëboi një diplomat rus nga vendi.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin pranoi se granatimet e fundit masive të qyteteve ukrainase janë si hakmarrje për sulmin ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar. Putin komentoi para gazetarëve: "Është pjesërisht kështu. Por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjmë”, raporton Interfax.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..