Në mëngjesin e 1 nëntorit, dronët rusë goditën qendrën rajonale ukrainase të Poltava. Shtëpitë e civilëve u goditën dhe një zjarr shpërtheu në vendin e shpërthimeve, njoftoi kreu i administratës ushtarake, Dmitri Lunin. Një pjesë e madhe e dronëve u rrëzuan, raporton UNIAN.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se nga 55 raketat ruse të lëshuara më 31 tetor kundër qyteteve të Ukrainës, 45 u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Në ditën e 250-të të luftës, Zelenski njoftoi se Rusia ka gjuajtur 4500 raketa në vendin e tij. Duke folur për Shoqatën e Avokatëve Ndërkombëtarë, ai shprehu shpresën se ata që janë përfshirë në krimet e luftës do të mbahen përgjegjës përpara një gjykate të posaçme.
Një nga raketat ruse të lëshuara në Ukrainë më 31 tetor, u ul në Moldavi. Si përgjigje, Kishinau dëboi një diplomat rus nga vendi.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin pranoi se granatimet e fundit masive të qyteteve ukrainase janë si hakmarrje për sulmin ndaj flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar. Putin komentoi para gazetarëve: "Është pjesërisht kështu. Por kjo nuk është gjithçka që mund të bëjmë”, raporton Interfax.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..