Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin nëntor në vlerën 123.01 leva/MWh (62.89 euro/MWh), pa taksa dhe tarifa. Për muajin e kaluar tetor, çmimi i miratuar nga rregullatori ishte 233.36 leva/MWh (119.13 euro/MWh), që do të thotë se në nëntor gazi bëhet më i lirë me 47 për qind. Për shkak të çmimit të lirë të gazit, Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit do të mbajë çmimet aktuale për ngrohje dhe ujë të ngrohtë dhe nuk do të ndryshohen nga data 01.01.2023.
Komisioni thekson se çmimi dukshëm më i ulët për muajin nëntor është për shkak të kushteve konkurruese të çmimeve sipas kontratës afatgjatë për furnizimin me gaz natyror nga Azerbajxhani.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..