Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Centrali më i madh bërthamor në Evropë kërcënohet sërish nga një aksident

Centrali atomik "Zaporozhie"
Foto: EPA/BGNES

Termocentrali bërthamor “Zaporozhie” është shkëputur sërish nga rrjeti elektrik pasi bombardimet ruse dëmtuan dy linjat e fundit të tensionit të lartë të reaktorëve. Për ftohjen e tyre, ata përdorin 20 gjeneratorë me naftë, të cilët kanë karburant jo më shumë se 15 ditë, njoftoi kompania bërthamore ukrainase "Energoatom", cituar nga REUTERS. “Energoatom” i bëri thirrje komunitetit botëror të ndihmojë në çmilitarizimin e uzinës dhe largimin e pushtuesve rusë përpara se të kalojë afati kritik për tejkalimin e një aksidenti të mundshëm. Nga ana e tij, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolay Patrushev, tha se pushtuesit kanë parandaluar një atentat në uzinë, raporton TASS.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu akuzoi vendet perëndimore se po inkurajojnë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, duke synuar të shkatërrojnë ekonominë dhe potencialin ushtarak të Rusisë dhe ta privojnë atë nga një politikë e jashtme e pavarur. Shoigu vuri në dukje se që nga shkurti, trupat e NATO-s në krahun lindor janë rritur dy herë e gjysmë në 30 000 njerëz: "Grupe të reja taktike të batalioneve shumëkombëshe po krijohen në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki." Ai e akuzoi Perëndimin se ka injoruar "shantazhin bërthamor" të udhëhequr nga Ukraina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD