Termocentrali bërthamor “Zaporozhie” është shkëputur sërish nga rrjeti elektrik pasi bombardimet ruse dëmtuan dy linjat e fundit të tensionit të lartë të reaktorëve. Për ftohjen e tyre, ata përdorin 20 gjeneratorë me naftë, të cilët kanë karburant jo më shumë se 15 ditë, njoftoi kompania bërthamore ukrainase "Energoatom", cituar nga REUTERS. “Energoatom” i bëri thirrje komunitetit botëror të ndihmojë në çmilitarizimin e uzinës dhe largimin e pushtuesve rusë përpara se të kalojë afati kritik për tejkalimin e një aksidenti të mundshëm. Nga ana e tij, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolay Patrushev, tha se pushtuesit kanë parandaluar një atentat në uzinë, raporton TASS.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu akuzoi vendet perëndimore se po inkurajojnë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, duke synuar të shkatërrojnë ekonominë dhe potencialin ushtarak të Rusisë dhe ta privojnë atë nga një politikë e jashtme e pavarur. Shoigu vuri në dukje se që nga shkurti, trupat e NATO-s në krahun lindor janë rritur dy herë e gjysmë në 30 000 njerëz: "Grupe të reja taktike të batalioneve shumëkombëshe po krijohen në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki." Ai e akuzoi Perëndimin se ka injoruar "shantazhin bërthamor" të udhëhequr nga Ukraina.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..