Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qendër trajnimi në Burgas lejon udhëtime virtuale përmes teknologjive të larta

Foto: Virteon Burgas

Qendra e trajnimit për demonstrimin e realitetit virtual dhe të shtuar Virteon Burgas në qytetin bregdetar është sërish e hapur për vizita. Gjatë muajve të verës aty mbaheshin vetëm kurse programimi, por që nga fillimi i vitit të ri shkollor Qendra është e hapur për vizita të organizuara të klasave shkollore, qytetarëve dhe mysafirëve të qytetit. Është krijuar nga Bashkia e Burgasit dhe Universiteti “Prof. Dr. Asen Zllatarov” dhe ka pajisje moderne, të cilat mundësojnë demonstrimin e objekteve 3D dhe vëzhgimet panoramike 360 ​​gradë. Nëpërmjet kësaj teknologjie, vizitorët mund të “shkojnë” një shëtitje virtuale në kohët parahistorike, të “zhyten” në thellësitë e shtratit të detit ose të marrin pjesë në një “ekspeditë” emocionuese në xhunglën e Amazonës. Mësimet 3D, nga ana tjetër, mund t'i ndihmojnë nxënësit dhe studentët në përgatitjen e tyre në biologji, kimi, fizikë, natyrë dhe shoqëri, etj.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD