Në Ditën e të Vdekurve, më 5 nëntor, përpara Mauzoleumit Ushtarak në varrezat qendrore të Sofjes do të nderohet kujtimi i ushtarëve të rënë bullgarë, njoftoi Sekretariati për Shtyp i Presidencës. Kreu i shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në ritualin ushtarak – përkujtimor.
Pak më vonë, në varrezat ushtarake bullgare në fshatin Capari, Republika e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rituali tradicional ushtarak-kishtar. Në të do të marrë pjesë nënpresidentja Ilijana Jotova. Varrezat u krijuan gjatë Luftës së Parë Botërore, kur aty u varrosën 214 ushtarë dhe oficerë bullgarë dhe është varreza e parë ushtarake bullgare e restauruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në oborrin e kishës “Shën Gjergi” janë shtatë monumentet e oficerëve bullgarë të varrosur aty. Ato janë një nga të paktat e ruajtura nga mijëra monumentet e oficerëve bullgarë në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut.
Para ceremonisë përkujtimore, në Konsullatën e Përgjithshme Bullgare në Manastir, Ilijana Jotova do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “125 vjet përfaqësim diplomatik bullgar në Manastir” dhe në prezantimin e librit “Dosja Galiçica dhe fati i prishur i Pande Eftimov”.Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..