54% e të diplomuarve punojnë në pozicione që nuk kërkojnë arsim të lartë. Prandaj, trajnimi duhet të lidhet me tregun e punës. Është e rëndësishme të ndërtohet një lidhje efektive arsim-shkencë-biznes, tha ministri në detyrë i arsimit Prof. Sasho Penov në prezantimin e edicionit të 12-të të sistemit të klasifikimit të shkollave të larta në vend.
Shkalla më e ulët e papunësisë nën 1% është tek të diplomuarit në mjekësi, farmaci, çështjet ushtarake dhe matematikë. Të ardhurat mesatare më të larta prej 1725 euro e kanë të diplomuarit në degën e “Informatikës dhe Shkencave Kompjuterike”.
Numri i njerëzve që shkojnë për të studiuar jashtë vendit është ulur dhe numri i të huajve që vijnë për të studiuar në Bullgari është në rritje, njoftoi ministri Penov.
Më shumë studentë bëjnë studime në Universitetin e Sofjes pasuar nga Universiteti i Plovdivit. Në 9 universitetet më të mëdha studiojnë gjysma e studentëve.Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..