54% e të diplomuarve punojnë në pozicione që nuk kërkojnë arsim të lartë. Prandaj, trajnimi duhet të lidhet me tregun e punës. Është e rëndësishme të ndërtohet një lidhje efektive arsim-shkencë-biznes, tha ministri në detyrë i arsimit Prof. Sasho Penov në prezantimin e edicionit të 12-të të sistemit të klasifikimit të shkollave të larta në vend.
Shkalla më e ulët e papunësisë nën 1% është tek të diplomuarit në mjekësi, farmaci, çështjet ushtarake dhe matematikë. Të ardhurat mesatare më të larta prej 1725 euro e kanë të diplomuarit në degën e “Informatikës dhe Shkencave Kompjuterike”.
Numri i njerëzve që shkojnë për të studiuar jashtë vendit është ulur dhe numri i të huajve që vijnë për të studiuar në Bullgari është në rritje, njoftoi ministri Penov.
Më shumë studentë bëjnë studime në Universitetin e Sofjes pasuar nga Universiteti i Plovdivit. Në 9 universitetet më të mëdha studiojnë gjysma e studentëve.Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..