Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA dhe Rusia po negocijojnë në Ankara për paqe në Ukrainë

Foto: arkiv

Në kryeqytetin e Turqisë filluan bisedime ruso-amerikane, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov, duke iu referuar botimit “Komersant”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ripohoi informacionin, me saktësimin, se nismëtar i bisedimeve është pala amerikane. Kanalet ruse në rrjetin social “Telegram” njoftojnë, se në konsultimet po shqyrtohen variante të marrëveshjes paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa në delegacion është drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Sergej Narishkin, thekson gjithashtu korrespondenti ynë.

Ndërkohë në Bali kryetari i takimit të liderëve nga G-20, presidenti indonezian Joko Widodo bëri thirrje për unitet gjatë edicionit të sivjetshëm të forumit, transmetoi BTA, duke cituar Reuters. Sipas fjalëve të Widodo, blloku nuk duhet të lejojë që bota të bjerë në një tjetër luftë të ftohtë dhe konflikti duhet të përfundojë. Përndryshe, do të jetë e vështirë për botën të ecë përpara, tha Widodo, pa përmendur konkretisht luftën në Ukrainë në fjalimin e tij të hapjes së forumit. Sipas tij, konflikti ka një ndikim shumë të fortë në furnizimin me ushqime dhe burime energjie dhe bota po përballet me një sërë krizash që intensifikojnë rivalitetet. Indonezia po punon për të kapërcyer dallimet e mëdha midis vendeve, tha gjithashtu presidenti indonezian, duke shtuar se të njëjtën frymë duhet të tregojnë edhe vendet pjesëmarrëse, sepse bashkëpunimi nevojitet më shumë se kurdoherë tjetër për të shpëtuar botën.

Në të njëjtën kohë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova përgënjeshtroi njoftimet e mediave perëndimore, se ministri Sergej Llavrov u shtrua në një spital në ishullin indonezian Bali. Në një video amatore të përhapur nga Zaharova, Llavrov u bëri thirrje “gazetarëve perëndimorë të jenë më të sinqertë se sa janë, të shkruajnë të vërtetën më shpesh dhe të mos kufizohen në reportazhet e tyre mbi një këndvështrim”, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kremtimet me rastin e 1160 vjetorit nga pagëzimi i bullgarëve dhe 1170 vjetorit nga krijimi i alfabetit bullgar janë në kulmin e tyre

Sonte në oborrin e Bazilikës së Madhe shërbehet një meshë lutjeje, e më pas një koncert festiv kushtuar 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kremtimet në Varna filluan në prag të ditës kur..

botuar më 25-05-02 7.14.MD
Ekaterina Zaharieva dhe Evelina Sllavçeva

Komisionerja evropiane Ekaterina Zaharieva bisedoi me kryetaren e Akademisë Bullgare të Shkencave Evelina Sllavçeva rreth arritjeve të shkencëtarëve bullgarë

Në një takim në Akademinë Bullgare të Shkencave, kryetarja e Akademisë Evelina Sllavçeva dhe Komisionerja Evropiane për Bizneset e Reja, Kërkimin dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva diskutuan pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e..

botuar më 25-05-02 6.26.MD

Rreth 100 fëmijë bullgarë vuajnë nga një formë e rëndë e talasemisë

Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm. Sipas statistikave shëndetësore, rreth 170 mijë bullgarë janë bartës të një..

botuar më 25-05-02 4.31.MD