Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA dhe Rusia po negocijojnë në Ankara për paqe në Ukrainë

Foto: arkiv

Në kryeqytetin e Turqisë filluan bisedime ruso-amerikane, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Moskë Angell Grigorov, duke iu referuar botimit “Komersant”. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov e ripohoi informacionin, me saktësimin, se nismëtar i bisedimeve është pala amerikane. Kanalet ruse në rrjetin social “Telegram” njoftojnë, se në konsultimet po shqyrtohen variante të marrëveshjes paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa në delegacion është drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Sergej Narishkin, thekson gjithashtu korrespondenti ynë.

Ndërkohë në Bali kryetari i takimit të liderëve nga G-20, presidenti indonezian Joko Widodo bëri thirrje për unitet gjatë edicionit të sivjetshëm të forumit, transmetoi BTA, duke cituar Reuters. Sipas fjalëve të Widodo, blloku nuk duhet të lejojë që bota të bjerë në një tjetër luftë të ftohtë dhe konflikti duhet të përfundojë. Përndryshe, do të jetë e vështirë për botën të ecë përpara, tha Widodo, pa përmendur konkretisht luftën në Ukrainë në fjalimin e tij të hapjes së forumit. Sipas tij, konflikti ka një ndikim shumë të fortë në furnizimin me ushqime dhe burime energjie dhe bota po përballet me një sërë krizash që intensifikojnë rivalitetet. Indonezia po punon për të kapërcyer dallimet e mëdha midis vendeve, tha gjithashtu presidenti indonezian, duke shtuar se të njëjtën frymë duhet të tregojnë edhe vendet pjesëmarrëse, sepse bashkëpunimi nevojitet më shumë se kurdoherë tjetër për të shpëtuar botën.

Në të njëjtën kohë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova përgënjeshtroi njoftimet e mediave perëndimore, se ministri Sergej Llavrov u shtrua në një spital në ishullin indonezian Bali. Në një video amatore të përhapur nga Zaharova, Llavrov u bëri thirrje “gazetarëve perëndimorë të jenë më të sinqertë se sa janë, të shkruajnë të vërtetën më shpesh dhe të mos kufizohen në reportazhet e tyre mbi një këndvështrim”, transmetoi korrespondenti i BNR-së në Moskë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në male ka rrezik për ortekë

Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..

botuar më 25-01-14 12.17.MD
Rosen Zheljazkov

Vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë

Nga ecuria e bisedimeve me Aleancën për të Drejtat dhe Liritë (APS) varet nëse të mërkurën më 15 janar do të paraqitet një dosje me emra për formimin e qeverisë. Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS tha për mediat se ende nuk është vendosur asgjë dhe..

botuar më 25-01-14 12.12.MD

Një ekip me pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë zbuloi tre exoplanetë të rinj

Në një nga sistemet më interesante të shumëplanetëve të zbuluar deri më tani, një ekip shkencor me pjesëmarrjen bullgare tregoi praninë e tre exoplanetëve, njoftoi BNT. Sistemi planetar ndodhet 1100 dritëvite nga Toka, rreth yllit TOI-4504 në..

botuar më 25-01-14 9.32.PD