Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat për Covid jashtë spitaleve hiqen

Foto: BGNES

Që nga data 16 nëntor nuk ka më masa për Covid. Kjo  vlen për të gjitha institucionet, tha për bTV Prof. Todor Kantarxhiev. Masat për spitalet mbeten.

Tashmë u konfirmua rasti i parë i virusit të gripit në Bullgari këtë sezon. Bëhet fjalë për H3N2 të gripit të tipit A, i provuar të jetë në Evropë. Ky është gripi që bëri shpërthimin e madh epidemik në Australi. Duhet të presim rritje të sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes, prandaj nuk duhet të tallemi me personat që mbajnë maska ​​në metro, tha Kantarxhiev. Personat me imunitet të dobët duhet të marrin masat e rekomanduara. Nuk ka më masa të detyrueshme për Covid, përsëriti profesori. Ai raportoi se tashmë ekziston një vaksinë gripi për fëmijët nga 6 muaj deri në 19 vjeç, e cila pikohet në hundë, theksoi imunologu.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD

Ministria e Mjedisit: Numri i zogjve të ngordhur është shumë i lartë për vendin

Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..

botuar më 25-01-03 6.36.MD

Presidenti: Shteti duhet të garantojë kushtet për unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare

Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..

botuar më 25-01-03 4.06.MD