Aktiviteti do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor në Kompleksin e Koncertit «Bullgaria».
Publiku bullgar do të ketë mundësinë të takojë disa nga muzikantët më të shquar të Shqipërisë dhe të dëgjojë vepra klasike të kompozitorëve bullgarë dhe shqiptarë, njofton Filarmonia.
Në kuadër të festivalit publiku bullgar do të mund të shijojë edhe një ekspozitë në sallën e ekspozitës të kompleksit me mbi 30 vepra të ndritshme të artistëve të shquar bashkëkohorë shqiptarë Emiona Stasi, Arben Kristani dhe Dashamir Gurabardi. Ekspozita do të hapet më 21 nëntor në orën 18:00.
Në të njëjtën datë, në sallën e dhomës "Bullgaria" në orën 19:00 do të kenë shfaqje muzikantët e rinj shqiptarë Klevis Delibashi, Ilsa Reka, Eugenia Kristani, Kristi Maneci, Suel Stalbi, Remino Sula, Giorgio Spahiu, Stelina Trokoliçi, Doriana Maljaj, Elson Alku, Herbert Ahmetaj, si dhe violinistja e re bullgare Dalia Çollakova me dirigjent Marko Ozbiç. Orkestra e dhomës do të prezantojë vepra të Çesk Zadeja, Isak Shehu, Jakova/Simoni, Marin Goleminov dhe Aleksandër Tanev.
Më 22 nëntor do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë muzikantët dhe pedagogët e shquar Bledar Zajmi, Merita Rexha Tërshana dhe Nevila Kalaja Herczegh me një program me vepra të Limoz Dizdari, Endri Sina, Georgi Zllatev-Çerkin dhe Petko Stajnov.
Ngjarja është nën patronazhin e Ministrit të Kulturës të Bullgarisë. Ambasada shqiptare është partnere e eventeve. Festivali zhvillohet me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës.Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist me rrënjë në Maqedoninë e Veriut dhe një histori të pasur kulturore. Ai erdhi në kryeqytetin..
Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në garën për çmimin “Globusi i Kristaltë” janë premiera botërore. Vendi ynë përfaqësohet atje me dy..
Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila..