Përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të avancuar drejt rajonit të pushtuar të Luganskut po vazhdojnë. Të shtunën dhe të dielën, luftimet u zhvilluan rreth 12 vendbanimeve kryesore përgjatë frontit në krahinë, njoftoi komanda ukrainase, e cituar nga UNIAN. Në bregun e majtë të Dnieperit, pushtuesit rusë vazhdojnë të plaçkitin dhe të nxjerrin pajisje industriale dhe prona të plaçkitura civile me goma. Luftimet në Donbas mbeten më të ashprat, ku forcat ruse po përpiqen të përparojnë në Bahmut dhe Avdeevka gjatë gjithë kohës, njoftoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Që nga fillimi i luftës, Rusia ka gjuajtur rreth 4700 raketa në Ukrainë, tha Zelenski. "Qindra qytetet tona u dogjën praktikisht, mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra u deportuan në Rusi. Dhe miliona janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim në vende të tjera," tha Zelenski në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfaqësuesit e së cilës po takohen në ishullin Xherba në Tunizi.
Në 9 muaj luftë, Rusia ka humbur mbi 8000 tanke dhe transportues të blinduar në Ukrainë. Të dhënat u referohen vetëm humbjeve të konfirmuara të pajisjeve, raportoi projekti Oryx. 4927 njësi u shkatërruan, 198 u dëmtuan, 300 u braktisën dhe 2619 u kapën. Humbjet ruse në tanke janë 1504, me 522 të kapur. Sa i përket mjeteve të blinduara, humbjet janë 2466, nga të cilat 798 u kapën.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..