Përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të avancuar drejt rajonit të pushtuar të Luganskut po vazhdojnë. Të shtunën dhe të dielën, luftimet u zhvilluan rreth 12 vendbanimeve kryesore përgjatë frontit në krahinë, njoftoi komanda ukrainase, e cituar nga UNIAN. Në bregun e majtë të Dnieperit, pushtuesit rusë vazhdojnë të plaçkitin dhe të nxjerrin pajisje industriale dhe prona të plaçkitura civile me goma. Luftimet në Donbas mbeten më të ashprat, ku forcat ruse po përpiqen të përparojnë në Bahmut dhe Avdeevka gjatë gjithë kohës, njoftoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Që nga fillimi i luftës, Rusia ka gjuajtur rreth 4700 raketa në Ukrainë, tha Zelenski. "Qindra qytetet tona u dogjën praktikisht, mijëra njerëz u vranë, qindra mijëra u deportuan në Rusi. Dhe miliona janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim në vende të tjera," tha Zelenski në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfaqësuesit e së cilës po takohen në ishullin Xherba në Tunizi.
Në 9 muaj luftë, Rusia ka humbur mbi 8000 tanke dhe transportues të blinduar në Ukrainë. Të dhënat u referohen vetëm humbjeve të konfirmuara të pajisjeve, raportoi projekti Oryx. 4927 njësi u shkatërruan, 198 u dëmtuan, 300 u braktisën dhe 2619 u kapën. Humbjet ruse në tanke janë 1504, me 522 të kapur. Sa i përket mjeteve të blinduara, humbjet janë 2466, nga të cilat 798 u kapën.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..