Në Ditën e Familjes së Krishterë, flasim për vlerat familjare dhe familjen, si ajo varka shpëtimi në të cilën njeriu mbijeton në vorbullën e ngjarjeve botërore. Dhe dita bëhet edhe më festive kur ka njerëz si Radina Vellçeva, e cila punon për kauzën që të lindin gjithnjë e më shumë fëmijë në familjet bullgare. Me një buzëqeshje, një fjalë të mirë dhe më shpesh me mbështetje materiale, Radina kontribuoi që qindra njerëz të marrin dhuratën më të madhe në jetë, që është lindja e një fëmije në familje.
Radina e filloi karrierën e saj profesionale si gazetare dhe drejtuese e programeve në BNR në mesin e viteve 1990. Fuqia e arritjes me mesazhet e veta tek mijëra njerëzit përmes mediave publike e bindi atë se ia vlen të flasësh për sa kohë që kepër një kauzë kuptimplotë që publiku mund ta pranojë si të veten. Kështu, hap pas hapi dhe nën ndikimin e rrethanave jetësore, tek Radina Vellçeva lindi ideja e krijimit të një fondacioni të bazuar në parimin “nga njerëzit për njerëzit”. Rastësisht ose jo, në pranverën e vitit 2007, në festën e Lajmit të Mirë - 25 Mars, erdhi vendimi ligjor për regjistrimin e një fondacioni me emrin e shkurtër dhe të qartë “Dua një bebe”. Drejtimin e ka vendosur Radina, por në atë moment as që e ka imagjinuar se sa energji të madhe dhe pozitive publike do të mbartë me këtë kauzë pas vetes.
“Deri në atë moment dihej se rreth 160-170 mijë çifte në Bullgari vuajnë nga infertiliteti dhe numri i tyre ishte ndoshta edhe më i madh”, kujton Radina Vellçeva. Pesë vjet pas themelimit të fondacionit "Dua një bebe", kishte një nga ekipet më të fuqishme vullnetare të njerëzve të motivuar, energjikë që besojnë në kauzën në Bullgari. Suksesi nuk vonoi. Në tre vjet, me ndihmën e fondacionit, lindën më shumë se 2500 foshnja dhe lajmi i mirë për lindjen e gjithnjë e më shumë bullgarëve u bë pjesë e pandryshueshme e përditshmërisë së Radinës dhe të gjithë vullnetarëve të fondacionit. Kështu është edhe sot, kur "Dua një bebe" është ndër fondacionet më të njohura dhe më të respektuara në Bullgari për 16 vjet.
“Shumë herë më kanë pyetur se si një organizatë joqeveritare arrin të mbajë një kapacitet kaq të madh për shumë vite, sepse ne nuk kemi as zyrën tonë, as pajisje teknike, apo rroga. Ne bëjmë gjithçka në kohën tonë të lirë dhe për pjesën tjetër të gjithë nga fondacioni punojmë që të jemi të pavarur dhe të dobishëm për kauzën”, thotë Radina Vellçeva në një intervistë për Radio Bullgarinë.
“Mijëra fëmijë kanë lindur falë “Dua një bebe”. Me kalimin e viteve, të ardhurat tona kanë ardhur si nga donatorë të mëdhenj të korporatave, ashtu edhe nga njerëz të zakonshëm që dhurojnë 10 leva për fondacionin me çdo rrogë. Por me kalimin e viteve, janë grumbulluar mijëra leva. Në shumicën e rasteve, këta janë njerëz që nuk kanë pasur mjete për të vazhduar një procedurë të trajtimit të infertilitetit dhe kanë pritur ndihmë nga diku. Por kur u kanë ndodhur gjëra të mira, ata kanë filluar të bëjnë donacionet e tyre të vogla mujore për fondacionin, në mënyrë që të mund t'i kthejnë të mirat dhe t'i arrijnë dikujt tjetër."
Sot, pacientët me probleme riprodhuese flasin lirshëm dhe me besim për rrugën e tyre të vështirë deri në lindjen e ëndrrave të tyre. Në krah të tyre janë të gjitha mediat, institucionet shtetërore, si dhe donatorët e mëdhenj të korporatave. "Mirëpo, 16 vjet më parë, situata ishte ndryshe. Të parët që ia dhanë dorën "Dua një bebe" ishin muzikantët e grupit për burra "Kostadin Manov" në vatrën kulturore "Prosveta" në Svilengrad" – kujton Radina Vellçeva:
“Ata na ofruan për Ditën e Familjes së Krishterë - 21 nëntorin, të bëjmë një koncert bamirësie me grupin e tyre të mrekullueshëm, të krijuar prej amatorësh. Që prej atëherë ai është kthyer në një nga festat më të mira të “Dua një bebe”, të cilën e festojmë ende bashkë. Salla është gjithmonë plot, dhe performanca e tyre e çon audiencën në këmbë. Takimet atje janë shumë emocionale dhe falë grupit për burra "Kostadin Manov" dhe punonjësve të vatrës kulturore në Svilengrad, ne mbledhim shumë para çdo herë për punën e fondacionit”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: iskambebe.bg, Facebook /@IskamBebe, arkiv
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..
Më 27 tetor mbushen 165 vjet nga lindja e akademikut Aleksandër Teodorov-Ballan, i cili ishte teoricieni i parë i gjuhës letrare, fonetikës dhe gramatikës bullgare. Ai lindi në vitin 1859 në fshatin Kubej të Besarabisë. U diplomua në shkollën e..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..