Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po diskutohet për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Danub

Foto: me.government.bg

"Bullgaria do të vazhdojë të luajë një rol kyç në projektet energjetike në rajon dhe të jetë në qendër të ndërveprimit". Kështu tha ministri i еnergjisë Rosen Hristov gjatë Dialogut të parë Ministror për Energjinë – Athinë 2022, organizuar nga ministri grek i еnergjisë Kostas Skrekas. Hristov theksoi përpjekjet e qeverisë së përkohshme për përfundimin në kohë të interkonjeksionit të transmetimit të gazit natyror me Greqinë, por edhe rritjen e kapaciteteve të tij.

Gjatë ngjarjes, Hristov diskutoi me kolegun e tij rumun Virgil-Daniel Popesku mundësinë e ndërtimit të dy hidrocentraleve në lumin Danub. "Të tilla termocentrale ka në Austri, si dhe dypalëshe - në Serbi dhe Rumani. Është koha që Bullgaria të përfitojë nga ky burim natyror. Përveç kësaj, në këtë mënyrë, ne kemi edhe dy ura të reja mbi lumin Danub. “, theksoi Hristov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 janarin

Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..

botuar më 25-01-13 7.40.MD

Presidenti i dorëzon GERB-SDS mandatin për formimin e një qeverie më 15 janar

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..

botuar më 25-01-13 6.23.MD

Po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë

Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..

botuar më 25-01-13 4.29.MD