Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Plovdiv prezantohen verërat e reja më të mira të Bullgarisë

Foto: BGNES

Për tre ditë, nga 25 deri më 27 nëntor, Qyteti i Vjetër në Plovdiv pret edhe një herë festivalin më të madh të verërave turistike "Dеfile e verës së re". Festivali, i cili zhvillohet për të katërmbëdhjetën vit radhazi, është një kënaqësi e vërtetë për adhuruesit e verës. "Defile e verës se re" është ekspozita e parë e këtij lloji në Bullgari, e cila "u jep dorën" prodhuesve vendas të verës, duke u dhënë atyre mundësinë të prezantojnë cilësitë dhe shijet e prodhimit të tyre para publikut të gjerë. Përveç prodhimit bullgar të verës, festivali promovon edhe turizmin e kuzhinës, kulturës dhe historisë së Plovdivit. Ngjarja shoqërohet me një program të pasur folklorik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD
Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD