Në mesin e shekullit XX dhjetëra fshatra bullgare u fundosën përgjithmonë nën ujë, ndërsa banorët e tyre u shpërngulën nga trojet e lindjes. Pushteti komunist filloi ndërtimin e përshpejtuar të digave, por me çmimin e fateve të thyera njerëzore.
Sot pothuajse nuk dihet asgjë për këto copa fantazmë të tokës bullgare të mbetura në fund të digave. Vende-vende rrënojat e trishtë të kishave ose varrezave ende dalin mbi ujë, duke dhënë një ndjenjë pikëllimi dhe humbjeje të pakthyeshme. Cili ishte fati i këtyre fshatrave, çfarë ndodhi me banorët e tyre?
Kisha e fundosur e fshatit Zapallnja
Një ekip nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ndoqi gjurmët e Trashëgimisë së Fundosur të Bullgarisë, për të hequr vellon e së shkuarës.
Deri më tani studiuesit identifikuan 23 diga, në ndërtimin e të cilave u shpërngulën banorët e më se 60 fshatrave dhe mëhallave me nga disa shtëpi. Shumica ishin në rajone të prapambetura malore, pa korrent, rruga, dyqane, mjekë.... Ja përse zhvendosja në rajone më të begatshme dhe më të rregulluara do të thoshte modernizim dhe shans për një jetë më të mirë, mësojmë nga krye-asistentja dr. Lina Gergova, udhëheqëse e ekipit kërkimor të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ku drejtë, ku jo, këta persona u dëmshpërblyen nga shteti. Për disa u ndërtuan shtëpi, të tjerë morën shpërblime financiare ose mundësinë për të blerë materiale ndërtimi në mungesë me çmime më të ulëta. “Fatkeqësisht, disa nga pronarët e tokave të punueshme u kompensuan me një vlerë shumë të ulët. Përveç kësaj, ata humbën anëtarësimin në EkonomitëKooperativiste të Punës Bujqësore, gjë që ndikoi rëndë në gjendjen e tyre financiare dhe shoqërore gjatë socializmit”, thotë doktoresha Lina Gergova. Ekipi i saj u takua me dhjetëra trashëgimtarë të të shpërngulurve dhe mblodhi histori të njerëzve që nuk mund të pranonin të ndaheshin me shtëpinë dhe tokat e tyre stërgjyshore.
“Kemi tregime se si ata nuk donin të largoheshin, se si nuk besonin, se uji i digës në të vërtetë do të vinte deri në oborrin e tyre dhe qëndronin përderisa uji fillonte të depërtonte në shtëpinë. Kemi një histori të tillë në një nga fshatrat e zhytura nën digën “Iskër”. Dhe kemi të dhëna për një familje që gjatë ndërtimit të pendës “Jovkovci” refuzoi të largohej nga fshati dhe u vendos në një fuçi të madhe vere. Pasi të gjitha shtëpitë u shkatërruan, ata u dëbuan me dhunë prej andej” - tregon Gergova.
Njerëzit vetë çmontonin shtëpitë e tyre për të shpëtuar materialin ndërtimor. Më pas nisnin ekskavatorët për të niveluar fundin e digës. Mirëpo, skeletet e kishave mbeteshin si rroje të kujtesës së humbur.
“Shpjegimi është i thjeshtë - nuk kishte njerëz të gatshëm për të shkatërruar kishën. Por kemi edhe raste të kishave të hedhura në erë, si ajo e fshatit Jovkovci në digën me të njëjtin emër, apo kisha në fshatin Darec në digën “Studen Klladenec”. Dhe për varrezat - ndonjëherë njerëzit mblidhnin eshtrat e të dashurve të tyre dhe i zhvendosnin. Për shembull, banorët e fshatit Zhrebçevo i gërmonin eshtrat, i mblidhnin në një eshtërore dhe i varrosnin pranë një moteli. Aty vendosën edhe një monument përkujtimor të fshatit. Por rreth motelit filloi ndërtimi, pllaka përkujtimore u zhduk dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me eshtrat” - shpjegon doktoresha Lina Getova.
Nëpër gjurmët e së kaluarës – kisha e zhytur në liqenin artificial Zhrebçevo
Disa nga fshatrat ndodheshin përgjatë brigjeve të digave në ndërtim, prandaj autoritetet i shpërngulën banorët për arsye higjienike dhe transporti. Pas kohe, edhe ata u zhytën në harresë.
“Është shumë e trishtueshme që fshatrat u shkatërruan, por nuk duhet të harrojmë dobitë e madha që sjellin digat jo vetëm për furnizimin me ujë të vendbanimeve, por edhe për elektrifikimin e Bullgarisë, furnizimin me ujë industrial, bujqësinë e ujitur - kjo është një pasuri e madhe. Ndoshta ia vlente sakrifica. Dhe pikërisht kështu njerëzit ishin të bindur se duhet të sakrifikoheshin për të mirën e përbashkët. Madje kishte këngë të tilla, ndonëse propagandistike, që përhapeshin në parimin e folklorit. Për shembull, hasëm një këngë në turqisht, të regjistruara në vitin 1954, për përfitimet nga diga “Studen Klladenec” dhe sa bukur do të jetë kur njerëzit të kenë një digë dhe ujë për të gjithë” - tregon doktoreshë Lina Gergova.
Shikoni më shumë:
Zapallnja ose të zhysin të kaluarën dhe besimin tënd
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Trashëgimia e Fundosur
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..