Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas një persekutimi u kap një grup i ri emigrantësh, trafikantët janë ukrainas

Foto: BNR, Stara Zagora

Një grup prej 23 migrantësh të paligjshëm, shtetas të Sirisë dhe Irakut, u ndaluan nga autoritetet ligj-zbatuese në zonën e fshatit Rakitnica pranë qytetit Stara Zagora. Emigrantët u transportuan në një furgon me regjistrim polak, trafikantët janë shtetas ukrainas, të dy 20 vjeç. Arrestimi u arrit pas një tjetër gare të rrezikshme prej më shumë se 70 km përgjatë autostradës dhe zonave të populluara mes policisë dhe autobusit, pasi drejtuesi i mjetit nuk u ndal në një shkopi “stop” të ngritur nga policët. Gjatë ndjekjes, drejtuesi i furgonit humbi kontrollin e mjetit, i cili u rrotullua në rrugë dhe u ndal.

Më herët gjatë ditës së sotme, 12 emigrantë nga Siria u ndaluan në bulevardin “Carigradsko shose” të kryeqytetit në një veturë me regjistrim serb.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 janarin

Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..

botuar më 25-01-13 7.40.MD

Presidenti i dorëzon GERB-SDS mandatin për formimin e një qeverie më 15 janar

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..

botuar më 25-01-13 6.23.MD

Po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë

Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..

botuar më 25-01-13 4.29.MD