Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të dhënat për gjysmën e parë të 2022

Bullgaria importon 10 herë më shumë mish qengji dhe dele sesa eksporton

Foto: BGNES

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kemi importuar 1102 tonë dele dhe qengj.

Një pjesë e madhe e kësaj sasie vjen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e treta në vendin tonë kanë hyrë 351 tonë, e gjithë sasia me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i shoqatës së mbarështuesve të deleve, ky është mishi i lirë i qengjit për Pashkët, për të cilin shoqata e degës paralajmëroi, se po shkatërron tregun bullgar të qengjit.

Sipas zyrtarëve të degës, pjesa tjetër e sasisë së importuar nuk është mish qengji, por mish dele, i cili nuk tregtohet drejtpërdrejt në treg, por hyn në industrinë e përpunimit të mishit, ndoshta si një zëvendësues i padeklaruar i mishit të viçit në përbërjen e salsiçeve.

Ndonëse është një vend me tradita shekullore në mbarështimin e deleve, për gjysmën e parë të këtij viti Bullgaria ka prodhuar 112 ton mish dele dhe qengj, që është sasia më e ulët e raportuar për të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Të dhënat konfirmojnë edhe deklaratat e fermerëve nga fillimi i vitit, sipas të cilëve nga krahasimi i numrit të deleve me atë të bullgarëve rezulton se mbarështuesit vendas prodhojnë vetëm 150-200 gram mish qengji për frymë të popullsisë.

Autor: Veselina Milanova, BNR “Horizont”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD