Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në gjysmën e parë të vitit 2022, Bullgaria ka importuar dhjetë herë më shumë mish qengji dhe dele sesa ka eksportuar. Importi i mishit të qengjit është mbi 70% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti kemi importuar 1102 tonë dele dhe qengj.
Një pjesë e madhe e kësaj sasie vjen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nga vendet e treta në vendin tonë kanë hyrë 351 tonë, e gjithë sasia me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Sipas Simeon Karakolevit, bashkëkryetar i shoqatës së mbarështuesve të deleve, ky është mishi i lirë i qengjit për Pashkët, për të cilin shoqata e degës paralajmëroi, se po shkatërron tregun bullgar të qengjit.
Sipas zyrtarëve të degës, pjesa tjetër e sasisë së importuar nuk është mish qengji, por mish dele, i cili nuk tregtohet drejtpërdrejt në treg, por hyn në industrinë e përpunimit të mishit, ndoshta si një zëvendësues i padeklaruar i mishit të viçit në përbërjen e salsiçeve.
Ndonëse është një vend me tradita shekullore në mbarështimin e deleve, për gjysmën e parë të këtij viti Bullgaria ka prodhuar 112 ton mish dele dhe qengj, që është sasia më e ulët e raportuar për të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Të dhënat konfirmojnë edhe deklaratat e fermerëve nga fillimi i vitit, sipas të cilëve nga krahasimi i numrit të deleve me atë të bullgarëve rezulton se mbarështuesit vendas prodhojnë vetëm 150-200 gram mish qengji për frymë të popullsisë.
Autor: Veselina Milanova, BNR “Horizont”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur nga kuzhinierët (68%), recepsionistët (57%), kamerierët (50%), banakierët (26%) dhe stafi teknik...
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..