Garuesit bullgarë fituan 15 medalje në Turneun Vjeshtor të 14-të Ndërkombëtar të Informatikës "Xhon Atanasov" në Shumen, i cili u mbajt nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe me mbështetjen mediatike të BTA. Në edicionin e sivjetshëm të turneut morën pjesë rreth 400 garues nga 17 shtete në dy grupmosha – junior dhe senior. Ekipet e Bullgarisë, Rumanisë, Moldavisë dhe Britanisë së Madhe konkurruan personalisht, ndërsa online - skuadrat e Azerbajxhanit, Armenisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë, Egjiptit, Izraelit, Kubës, Pakistanit, Perusë, Sllovenisë, Serbisë, Ukrainës. Jashtë klasifikimit, në turne morën pjesë edhe garuesit e Rusisë. Pesë nga medaljet për Bullgarinë janë të arta, katër në grupmoshën senior dhe një në grupmoshën e të rinjve.
“Ishte një festë e informatikës studentore botërore”, theksoi Biserka Jovçeva, kryetare e komisionit organizativ të turneut.Mbi 2200 fëmijë nga e gjithë Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi, Ukraina po marrin pjesë në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar Etno për Fëmijë "Fëmijët e Ballkanit - me spiritualitet në..
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai..
Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të..
Një mur mbajtës përgjatë lumit Banshtica në Kjustendill (Bullgaria Jugperëndimore) po bëhet muri më i gjatë ligjor i grafiteve në vendin tonë, transmeton..