Rajoni “Jashtë shtetit” ruhet në Kodin Zgjedhor. Këtë e votuan deputetët në lexim të dytë në parlament. Propozimi për formimin e një qendre votimi jashtë vendit me të paktën 100 kërkesa u hodh poshtë, numri i vjetër prej 40 kërkesash mbetet. Nuk u pranua propozimi që deklarata, se zgjedhësi nuk do të votojë diku tjetër, të plotësohet, para vetë seksionit. U hodh poshtë propozimi për rritjen e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 15 në 25 anëtarë. Këshilli publik në komision u ruajt. Nuk u pranua propozimi për të pasur qendra të numërimit të votave jashtë komisioneve të seksioneve, por u pranua që në fund të ditës së zgjedhjeve të bëhet regjistrimi me video i numërimit të votave.
Në lexim të dytë në parlament, me gjithsej 124 vota, të GERB-it, DPS-së dhe BSP-së, përfundimisht u pranua kthimi i fletëvotimit në letër në seksionet me mbi 300 votues. “Po e vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, “Vëzrazhdane” dhe “Ngritja Bullgare” – gjithsej 95 deputetë votuan “kundër”. Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin dhe “Bullgaria Demokratike” bënë thirrje sërish për aksione proteste mbrëmjen e sotme.
Mazhoranca gjithashtu regjistroi se “në qendrën e votimit zgjedhësi mund të votojë me fletëvotim në letër, ose me votim me makinë.Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të ultësirave dhe pranë baseneve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me..
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev. Kleriku fitoi popullaritet të gjerë me kauzën fisnike së cilës i kushtoi jetën - për t'u dhënë ngrohtësi,..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë..