Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin

Mot i ftohtë dhe me vranësira

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë natës do të jetë pothuajse e qetë dhe në shumë vende do të krijohet mjegull, ndërsa në disa zona të Bullgarisë Juglindore do të ketë ende reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës moti do të jetë pothuajse pa reshje, ndërsa kryesisht në zonat malore të Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë ulje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mjaft e dobët kryesisht nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°, në Sofje rreth 1°. Temperatura maksimale në veri të Bullgarisë do të jetë ndërmjet 1° dhe 5°, në jug - ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth 7°.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mjegull në zonat malore. Ndërprerje dhe ulje të vranësirave do të ketë në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore. Temperaturat do të rriten lehtë dhe maksimumi në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m rreth 0°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira, vende-vende në bregdetin jugor me shtrëngata. Do të fryjë erë e lehtë verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, temperatura e ujit të detit do të jetë rreth 12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD