Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Italia në Japoni dhe në kthim – si Antoaneta u bë ambasadore e sportit dhe kuzhinës bullgare

7
Foto: Facebook/Antoaneta Vitale

Antoneta Salltova është një ish-konkurente e gjimnastikës ritmike në klubin sportiv të Plovdivit “Trakia”. Ajo ka marrë pjesë në kampionatet kombëtare, më vonë i bashkohet ekipit kombëtar bullgar të gjimnastikës ritmike dhe në vitin 1993, së bashku me ansamblin tonë, fituan një medalje të artë dhe dy të argjendta në Kampionatin Evropian në Bukuresht. Karriera e saj përfundoi vetëm në moshën 17-vjeçare. Por pasi u diplomua për filologji bullgare dhe franceze në Universitetin e Plovdivit, era e çoi në... Itali.

Sot, Antoaneta jeton në qytetin italian të Sant'Angelo in Vado, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Tani ajo mban emrin Vitale dhe punon si trajnere e gjimnastikës ritmike në klubin sportiv lokal.

“Këtë vit janë regjistruar 23 fëmijë, kam tre grupmosha të niveleve të ndryshme. Sigurisht që i stërvis sipas shkollës bullgare”, - thotë Antoaneta dhe shton se puna e saj i sjell kënaqësi të madhe. Në Sant'Angelo in Vado, gjimnastika ritmike bullgare lidhej më së shumti me emrin e Maria Petrova, 3 herë kampione bote, me te cilën Antoaneta stërvitej në klubin "Trakija".

Trajnerja bullgare në Itali pranon se i mungon vendlindja, të afërmit dhe miqtë. Si dhe diçka tjetër:

Më mungon kuzhina bullgare, sado e çuditshme të tingëllojë. Kuzhina italiane është kaq e famshme në të gjithë botën, por unë nuk jam mësuar fare me të dhe gatuaj gjëra bullgarisht këtu. Prandaj sa herë që kthehem nga Bullgaria e mbaj lutenicën tonë në valixhe”, thotë Antoaneta.

Megjithatë, fati i kishte përgatitur një tjetër surprizë.Në vitin 2019, ajo merr një ftesë zyrtare nga Bashkia Murayama në Japoni, mikpritësit në kampin ku përgatiten vajzat tona për në Olimpiadë

“Më ftuan si këshilltare dhe si ndërmjetëse e dy kulturave. Unë kam qenë trajnere e ekipit rajonal të gjimnastikës ritmike, kam shkuar nëpër shkolla dhe kopshte për të promovuar kulturën dhe sportin bullgar”, kujton Antoaneta.

Foto: Dimitra Lefterova

Por me ardhjen e Covid-19 dhe kufizimet sanitare, jeta në qytet u shua. Kështu lindi projekti “Gatim me Antoanetën”(„Cooking with Antoaneta”, ) i cili bëri bujë të vërtetë. “Doja t'u tregoja japonezëve se çfarë hamë ne bullgarët, sepse kuzhina është pjesë e identitetit tonë kulturor. Regjistruam video për YouTube me 5 nga recetat tona”, thotë Antoaneta.

Gatova musaka, tarator, supë pule, speca të mbushura dhe katmi. Dhe nuk e di nëse konteksti ishte shkaku, apo koha për shkak të Covid-it, por një interes i madh publik shpërtheu rreth projektit. Media filloi të fotografonte çdo recetë që bëja dhe të shpërndante iniciativën dhe kjo më lumturoi, sepse qëllimi im ishte pikërisht të promovoja gjuhën bullgare. Japonezët organizuan një ngjarje të veçantë për ushqimin e shëndetshëm dhe më ftuan të gatuaj supë pule për 60 persona. E bëra këtë me kos bullgar dhe më thanë se supa ime ishte shumë e shëndetshme”, - kujton Antoaneta.

Shikoni se si Antoaneta Vitale përgatit supën bullgare të pulës për publikun japonez:

Më pas komuna i kërkoi asaj t'u dërgonte një recetë për lutenicën bullgare, e cila u kthye në një hit, saqë edhe një prodhues vendas filloi prodhimin e saj industrial.

Pavarësisht shtyrjes së Lojërave Olimpike në Tokio, Antoaneta qëndroi në qytetin e Murayama për dy vjet të tëra. Në vitin 2021, ajo kthehet përsëri në Itali. Por ajo pranon se do të kthehet në Tokën e lindjes së Diellit për të vazhduar promovimin e kulturës dhe sporteve bullgare, të cilat nderohen nga publiku japonez.

Receta e Lutenica e Antoanetës, e cila bëri bujë në Japoni:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Ljuba Atanasova

Dr. Ljuba Atanasova u mëson kinezëve gjuhën bullgare prej 13 vitesh

"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign Studies University në kryeqytetin kinez.Në institucionin e arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1941,..

botuar më 25-10-05 9.15.PD

Neli Ickova nga Brukseli: Sot të jesh mësues është një sfidë dhe një provë

Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka përshkuar një rrugë të gjatë për të realizuar ëndrrën e saj – të punojë me fëmijë. Përfundoi  studimet..

botuar më 25-10-05 8.35.PD
Penka Kuneva

Penka Kuneva: Dua të kompozoj muzikë të bukur – artistike, mjeshtërore, magjepsëse

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, 1 tetor, një përshëndetje të veçantë për auditorin e Radio Bullgarisë dërgon kompozitorja më e suksesshme bullgare, fituese e çmimit Grammy , Penka Kuneva, e cila prej më shumë se një çerek shekulli krijon..

botuar më 25-10-01 8.05.MD