Antoneta Salltova është një ish-konkurente e gjimnastikës ritmike në klubin sportiv të Plovdivit “Trakia”. Ajo ka marrë pjesë në kampionatet kombëtare, më vonë i bashkohet ekipit kombëtar bullgar të gjimnastikës ritmike dhe në vitin 1993, së bashku me ansamblin tonë, fituan një medalje të artë dhe dy të argjendta në Kampionatin Evropian në Bukuresht. Karriera e saj përfundoi vetëm në moshën 17-vjeçare. Por pasi u diplomua për filologji bullgare dhe franceze në Universitetin e Plovdivit, era e çoi në... Itali.
Sot, Antoaneta jeton në qytetin italian të Sant'Angelo in Vado, së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Tani ajo mban emrin Vitale dhe punon si trajnere e gjimnastikës ritmike në klubin sportiv lokal.
“Këtë vit janë regjistruar 23 fëmijë, kam tre grupmosha të niveleve të ndryshme. Sigurisht që i stërvis sipas shkollës bullgare”, - thotë Antoaneta dhe shton se puna e saj i sjell kënaqësi të madhe. Në Sant'Angelo in Vado, gjimnastika ritmike bullgare lidhej më së shumti me emrin e Maria Petrova, 3 herë kampione bote, me te cilën Antoaneta stërvitej në klubin "Trakija".
Trajnerja bullgare në Itali pranon se i mungon vendlindja, të afërmit dhe miqtë. Si dhe diçka tjetër:
“Më mungon kuzhina bullgare, sado e çuditshme të tingëllojë. Kuzhina italiane është kaq e famshme në të gjithë botën, por unë nuk jam mësuar fare me të dhe gatuaj gjëra bullgarisht këtu. Prandaj sa herë që kthehem nga Bullgaria e mbaj lutenicën tonë në valixhe”, thotë Antoaneta.
Megjithatë, fati i kishte përgatitur një tjetër surprizë.Në vitin 2019, ajo merr një ftesë zyrtare nga Bashkia Murayama në Japoni, mikpritësit në kampin ku përgatiten vajzat tona për në Olimpiadë.
“Më ftuan si këshilltare dhe si ndërmjetëse e dy kulturave. Unë kam qenë trajnere e ekipit rajonal të gjimnastikës ritmike, kam shkuar nëpër shkolla dhe kopshte për të promovuar kulturën dhe sportin bullgar”, kujton Antoaneta.
Por me ardhjen e Covid-19 dhe kufizimet sanitare, jeta në qytet u shua. Kështu lindi projekti “Gatim me Antoanetën”(„Cooking with Antoaneta”, ) i cili bëri bujë të vërtetë. “Doja t'u tregoja japonezëve se çfarë hamë ne bullgarët, sepse kuzhina është pjesë e identitetit tonë kulturor. Regjistruam video për YouTube me 5 nga recetat tona”, thotë Antoaneta.
“Gatova musaka, tarator, supë pule, speca të mbushura dhe katmi. Dhe nuk e di nëse konteksti ishte shkaku, apo koha për shkak të Covid-it, por një interes i madh publik shpërtheu rreth projektit. Media filloi të fotografonte çdo recetë që bëja dhe të shpërndante iniciativën dhe kjo më lumturoi, sepse qëllimi im ishte pikërisht të promovoja gjuhën bullgare. Japonezët organizuan një ngjarje të veçantë për ushqimin e shëndetshëm dhe më ftuan të gatuaj supë pule për 60 persona. E bëra këtë me kos bullgar dhe më thanë se supa ime ishte shumë e shëndetshme”, - kujton Antoaneta.
Shikoni se si Antoaneta Vitale përgatit supën bullgare të pulës për publikun japonez:
Pavarësisht shtyrjes së Lojërave Olimpike në Tokio, Antoaneta qëndroi në qytetin e Murayama për dy vjet të tëra. Në vitin 2021, ajo kthehet përsëri në Itali. Por ajo pranon se do të kthehet në Tokën e lindjes së Diellit për të vazhduar promovimin e kulturës dhe sporteve bullgare, të cilat nderohen nga publiku japonez.
Receta e Lutenica e Antoanetës, e cila bëri bujë në Japoni:
Foto: arkiv personal
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..