Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre festa në fillim të dhjetorit shënojnë kalimin nga vjeshta në dimër

Traditat dhe zakonet bullgare në lidhje me kremtimin e shenjtorëve Varvara, Sava dhe Nikolla

Paraqitja e zakoneve të lidhura me ditën e Shën Varvarës

4 dhjetori është festa kishtare e Dëshmores së Madhe të Shenjtë Varvara, e festuar si nga Ortodoksia, ashtu edhe nga Katolicizmi. Varvara ishte një vajzë nga një familje fisnike, е cila vdiq për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Ekziston një besim se që nga dita e Shën Varvarës deri te Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit  dita "ngrihet" si maja e gjilpërës. Me të njëjtën masë, dita "ngrihet" dhe nga Dita e Shën Ignatit deri në Ditën e Shën Vasilit (nga 20 dhjetori deri më 1 janar). Në festën e Varvarës, dita dhe nata takohen dhe bëhen të barabartë. Festa quhet edhe Varvarica, Varvarinden ose Krishtlindjet e Grave.

Sipas besimeve popullore, Varvara është mbrojtëse e fëmijëve nga sëmundjet dhe mbi të gjitha nga lia, e quajtur nga populli ynëme fjalët tabu gjyshe, teze, e ëmbël dhe mjaltëse. Një gjyshe e keqe, pa dhëmbë dhe e shëmtuar – imazhi i sëmundjes “pikturon” edhe portretin e Varvarës. Për të qetësuar Baba Sharka (Gjyshen Lia) dhe për ta larguar atë nga fëmijët, gratë kanë përgatitur një zierje rituale në të cilën kanë vendosur fara të ndryshme gruri dhe fasule, të quajtur “varvara”.

E ëmbëlsuar me mjaltë, këtë zierje e kanë dhënë fëmijëve, fqinjëve dhe të afërmve. Ekziston një besim se gjatë gjithë ditës fëmijët duhet të kërcejnë në mënyrë që Varvara të mos i gjejë. Emri Krishtlindjet e Grave vjen nga një zakon i përhapur kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Nuse të veshura bukur dhe vajzat më të reja, me çanta të varura mbi supe, i vizitojnë shtëpitë. Ashtu si kolendarët meshkuj, ato këndojnë këngë bekimi, duke uruar shëndet dhe pjellori.

Ditën tjetër (5 dhjetor), kisha nderon kujtimin e Shën Savës së Shenjtëruar - themeluesit të vendbanimit më të vjetër prej manastiresh në Tokën e Shenjtë të njohur si Lavra e Shën Savës. I lindur në Kapadokia në shekullin e IV, në moshën 18-vjeçare, Sava u vendos në një manastir, ku u arsimua dhe u bë murg. Në kërkim të vetmisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, ai shkoi në shkretëtirën jordaneze dhe jetoi në një shpellë të cilën e kishte parë në një ëndërr të tij. Pas vdekjes së prindërve, Sava mori një trashëgimi të pasur, me të cilën ndërtoi disa manastire dhe spitale dhe themeloi dy bujtina.

Në përfytyrimet popullore të bullgarëve, Sava është më së shpeshti grua, motra e Varvarës. Shën Sava mbretëron mbi murtajën. Në disa zona të vendit tonë në këtë ditë nuk preken gërshërët, gjilpërat, thikat etj., për të mos i zemëruar motrat. Besohet gjithashtu se Shën Sava është një njeri që është burrë mbrojtës i ujqërve.

Në folklorin bullgar, Shën Nikolla është vëllai i Varvarës dhe Savës. Proverbi “Varvara gatuan, Sava pjek, Nikolla i mirëpret mysafirët” i bashkon tre festat e rëndësishme që ndodhen në kalimin nga vjeshta në dimër.

Shën Nikolla është sundimtari i lumenjve, deteve dhe stuhive detare. Në mitologjinë popullore, ai është një hero me krahë që mund të fluturojë në një lartësi të madhe. Festa e kishës është më 6 dhjetor. Është një nga ditët e pakta gjatë Kreshmës që lejohet peshku. Pjata rituale që përgatitet në çdo shtëpi është krapi i mbushur. Sepse shenjtori sundon edhe mbi peshqit dhe përbindëshat e detit.

Gjithashtu brumoset një bukë rituale e mbuluar me imazhe të veçanta plastike. Në këtë ditë dikur njerëzit kanë shkëmbyer dhurata - si një kujtim i bujarisë së pafundme të Mrekullibërësit ndaj të varfërve dhe dashamirësive të tij, për të cilat tregohen legjenda edhe sot. Dita e Shën Nikollës është festa më e madhe e treshes së festave, fillimi i ciklit të madh ritual Krishtlindjet -Viti i Ri, i cili përfundon në fund të janarit.

Për ditën e Shën Nikollës gatuhen bukë të ritit që janë shumë të larmishme. Bashkë me krapin e mbushur ato janë elementi i detyrueshëm i festës kushtuar këtij Shenjtori aq të respektuar. Gruri për pogaçet e ditës së Shën Nikollës po përgatitej që në verë. Përzgjidhen kallinjtë më të mëdhenj të grurit. Kokrrat pastrohen mire, lahen në lumë, thahen dhe ruhen për festën. Prej tyre bluhet mielli i cili pas kësaj kalohet përmes sitës së hollë. Në ushqimin e bullgarëve prej kohë të moçme janë të pranishëm elbi, thekra, tërshëra, misri, por ato nuk përdoren për bukën e ritit.

Në disa rajone të vendit gatuhet ribnik – ky është krap i mbushur, i mbështjellë në brumë, të zbukuruar si bukë e ritit. Zakonisht bukët e ritit dhe tepsia me krapin e gatuar njerëzit e sjellin në kishë që prifti t’i temjanisë. Pas kësaj në shtëpi tërë familja mblidhet rreth tryezës. Në rajone të tjera të vendit priftërinjtë bëjnë vizita shtëpi në shtëpi për të bekuar bukën dhe krapin. Nga tryeza e shtruar për ditën e Shën Nikollës nuk hiqet asgjë tërë ditën. Ndërsa dyert e shtëpisë janë të hapur për secilin – për fqinjët, të afërmit dhe kalimtarët e rastit. Deri në ditët tona festa shënohet me solemnitet të madh, sidomos në familjet në të cilat ka njerëz me emrin Nikolla, Nikollina etj., të cilët festojnë ditën e emrit

Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / Kompleksi Etnografik, Muzeu Historik Regjional - Burgas, Shoqata Bullgare e Kulturës Kulinare, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD