Në emër të GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski mori mandatin e parë 7 ditor për formimin e qeverisë. Prof. Gabrovski është udhëheqës i klinikës së neurokirurgjisë në “Pirogov”. Dorëzimi i mandatit vjen dy muaj pas zgjedhjeve për Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor dhe 40 ditë pas fillimit të konsultimeve politike të mbajtura nga presidenti Rumen Radev.
“Pres që brenda 7 ditëve të propozoni një përbërje të Këshillit të Ministrave që do të përmbushë pritshmëritë e larta të shoqërisë për stabilitet, ekspertizë dhe përgjegjësi. Dua të deklaroj se si forca e parë politike përgjegjësia juaj për formimin e qeverisë është e madhe. Shpresoj shumë që koha shtesë që kalova për konsultime të ndihmojë për të gjetur një formulë të suksesshme”, tha presidenti.
"Për fat të keq, Bullgaria është aktualisht në udhëkryq të shumë krizave - ekonomike, sociale, kemi një presion serioz të migrantëve. Kemi një krizë politike që po vazhdon për të dytin vit. Unë do të bëj çdo përpjekje të mundshme për të propozuar një kabinet që është më larg bisedimeve politike, larg konfrontimeve dhe më afër ekspertëve, profesionistëve”, u përgjigj kandidati për kryeministër. Gabrovski tha se ka marrë shumë ftesa për të bërë dy gjëra, për të shkuar në punë jashtë vendit dhe për të hyrë në politikë. Deri tani i ka refuzuar por tani mendon se ka ardhur koha për dialog, për të ndalur konfrontimin dhe për të ndërprerë zgjedhjet e vazhdueshme.Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..