Në emër të GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski mori mandatin e parë 7 ditor për formimin e qeverisë. Prof. Gabrovski është udhëheqës i klinikës së neurokirurgjisë në “Pirogov”. Dorëzimi i mandatit vjen dy muaj pas zgjedhjeve për Legjislaturën e 48-të Kuvendit Popullor dhe 40 ditë pas fillimit të konsultimeve politike të mbajtura nga presidenti Rumen Radev.
“Pres që brenda 7 ditëve të propozoni një përbërje të Këshillit të Ministrave që do të përmbushë pritshmëritë e larta të shoqërisë për stabilitet, ekspertizë dhe përgjegjësi. Dua të deklaroj se si forca e parë politike përgjegjësia juaj për formimin e qeverisë është e madhe. Shpresoj shumë që koha shtesë që kalova për konsultime të ndihmojë për të gjetur një formulë të suksesshme”, tha presidenti.
"Për fat të keq, Bullgaria është aktualisht në udhëkryq të shumë krizave - ekonomike, sociale, kemi një presion serioz të migrantëve. Kemi një krizë politike që po vazhdon për të dytin vit. Unë do të bëj çdo përpjekje të mundshme për të propozuar një kabinet që është më larg bisedimeve politike, larg konfrontimeve dhe më afër ekspertëve, profesionistëve”, u përgjigj kandidati për kryeministër. Gabrovski tha se ka marrë shumë ftesa për të bërë dy gjëra, për të shkuar në punë jashtë vendit dhe për të hyrë në politikë. Deri tani i ka refuzuar por tani mendon se ka ardhur koha për dialog, për të ndalur konfrontimin dhe për të ndërprerë zgjedhjet e vazhdueshme.Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës..