Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti është gati për masa përkatëse në rast të vetos ndaj Bullgarisë për Shengenin

Kryeministri teknik Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Bullgaria i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësimin në Shengen, tha në një konferencë kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.

"Kriteret për anëtarësimin në Shengen, të cilat janë tërësisht teknike, janë mbuluar nga Bullgaria qysh në vitin 2011. Kjo është e njohur për të gjithë pjesëmarrësit në zonën Shengen, përfshirë qeveritë e Holandës dhe Austrisë," vuri në dukje kryeministri.

Pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm Ivan Demerxhiev, ministrin e jashtëm Nikollai Millkov dhe ministrin e drejtësinë Krum Zarkov, Donev tha se ata i kanë rishikuar veprimet e qeverisë së përkohshme në ditët dhe javët e fundit për të siguruar mbështetje nga partnerët evropianë për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen.

“Gjatë takimit u komentuan edhe qëndrimet e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte dhe të kancelarit austriak Karl Nehamer, të shprehura publikisht ditët e fundit”, tha kryeministri. Ai kujtoi se muajt e fundit, me iniciativën e Bullgarisë dhe Rumanisë, janë kryer dy inspektime të Komisionit Evropian, të cilët kanë paraqitur një raport pozitiv.

“Një inspektim i veçantë u krye ditët e fundit edhe nga Ambasada e Austrisë në Sofje. Rezultati është gjithashtu pozitiv. Me keqardhje konstatoj se pavarësisht ftesës, pala holandeze zgjodhi të mos marrë pjesë në këto inspektime”, theksoi Kryeministri.

Qeveria është e gatshme për masa përkatëse nëse Holanda dhe Austria vendosin një veto ndaj anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen, theksoi Donev. dhe shprehu shpresën se "arsyeja mund të mbizotërojë" në ditët e mbetura.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD