Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A po fiton popullaritet gjeldeti i Krishtlindjeve në Bullgari?

Konsumi me pakicë i mishit të gjeldetit në vendin tonë është ndër më të ulëtat në Evropë, thotë kryetari i Unionit të Mbarështuesve të Shpendëve

Foto: Pixabay

Vitet e fundit gjeldeti ka filluar të gjejë vend në tryezën bullgare të Krishtlindjeve. Megjithatë, pavarësisht përfitimeve të padyshimta dhe cilësive të shijes, gjeli i detit nuk është ende ndër mishrat më të preferuar në Bullgari.

Tregu i gjeldetit në vend sigurohet kryesisht nga gjelet e detit të importuara, pasi që nga viti 2012 prodhimi i mishit të gjelit të detit në Bullgari është vazhdimisht në rënie – shpjegon Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të Mbarështuesve të Shpendëve në Bullgari. - Për një periudhë 10 vjeçare është ulur gati 3 herë: nga 47 mijë në 16 mijë copë. Konsumi është sezonal. Bëhet fjalë për gjela deti që shiten kryesisht gjatë festave të Krishtlindjeve dhe numri i tyre është jashtëzakonisht i pamjaftueshëm për të siguruar konsumin në Bullgari”.

Problem është edhe çmimi i lartë i foragjereve, të cilat importohen nga Argjentina, Brazili dhe SHBA, dhe një pjesë të madhe të tregut bullgar zënë gjelat rumunë, të cilët blihen me çmime të ulëta, por cilësia e tyre është më e ulët, në krahasim me cilësinë e prodhimit bullgar.

“Gjelat e detit bullgarë janë të një cilësie të jashtëzakonshme, veçanërisht pasi në treg ofrohen kryesisht të ftohta - thekson Ivajlo Gëllëbov. - Zogjtë e importuar janë kryesisht të ngrirë, gjë që dëmton cilësinë ushqyese. Sipas mendimit tim, konsumi me pakicë i mishit të gjeldetit në Bullgari është ndër më të ulëtit në Evropë”.

Prodhuesit e mishit të gjelit të detit në Bullgari nuk marrin subvencione dhe kompensimi i vetëm është trajtimi human, i cili nuk ka efekt stimulues. Në të njëjtën kohë, prodhimi i gjelit të detit fsheh rreziqe dhe kërkon investime serioze, pasi nevojiten tufa të mbarështimit, çerdhe, pajisje dhe ndërtesa të specializuara për shkak të mungesës së traditave në rritjen e këtyre shpendëve.


Me gjithë vështirësitë në industri, në Stara Zagora po rriten gjela deti për mish dhe majmëri.

“Ne jemi fokusuar tek gjelat e detit bullgarë, të krijuar mbi bazën e shpendëve të importuar vite më parë – thotë doajni në mbarështimin e tyre, Mitko Llalev, profesor në seksionin “Mbarështimi i shpendëve” në Institutin Bujqësor në qytet, i cili merret me veprimtari shkencore tashmë 40 vite. – Për rritjen e gjelave të detit që në moshë të re kërkohen përzierje me proteina të larta, gjë që rrit çmimin e mishit dhe tendenca është të ulet prodhimi i mishit të gjelit në mbarë botën. Aktualisht ai është 5% e mishit të shpendëve dhe po vazhdon të bjerë”.

Gjelat e detit bullgarë rriten me foragjere të zgjedhura dhe pa përdorimin e produkteve të mbeturinave. Prof. Llalev është i bindur se gjeli i detit është një nga mishrat më të dobishëm me një përmbajtje të lartë të aminoacideve dhe substancave të tjera të dobishme.

“Mishi më cilësor është nga gjelat e detit që rriten në kullota, por në Bullgari pothuajse nuk ka më gjela të tillë – sqaron prof. Mitko Llalev. - Cilësia e produktit bullgar varet mbi të gjitha nga mënyra e të ushqyerit. Në periudhën përfundimtare përjashtojmë të gjithë përbërësit që nuk janë të dobishëm për njeriun, ndërsa prodhuesit e huaj i përmbahen metodës intensive të prodhimit, duke u përpjekur që zogjtë t'i çojnë shpejt kilogramët e kërkuar".

A mundet gjeli i detit të zëvendësojë mishin e derrit tradicional bullgar, veçanërisht në tryezën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri?

“Bullgarët nuk e kanë traditë të hanë kaq shumë mish gjeli deti. Zakonisht, për Krishtlindjet, bullgarët therin një derr, dhe kjo traditë nuk do të zëvendësohet edhe në të ardhmen - mendon Prof. Llalev dhe ndan recetën e gjeldetit më të shijshëm: Meqenëse një gjeldeti i tërë kërkon një furrë të madhe dhe durim gjatë përgatitjes, unë do t'ju rekomandoj që filetoja e bardhë të gatuhet në formën e mishit të pjekur me bukë me kokrra misri, salca dhe erëza. Kopshtet zakonisht gatuhen me lakër ose djathë të shkrirë dhe krem, ndërsa nga gjoksi i gjeldetit mund të bëhet një supë e shijshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari mund të vëzhgojmë 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë

1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..

botuar më 25-04-05 9.50.PD

Shoqëria civile bën thirrje për polici efektive dhe për t'i dhënë fund abuzimit me kafshët

Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..

botuar më 25-04-04 5.30.MD

Mbretëria e muflonëve ndodhet në Rodopet Lindore

Mes natyrës së egër të Rodopeve Lindore, në rajonin e qytetit të Kërxhalit, shtrihet Rezervati Shtetëror i Gjuetisë “Zhenda”. Ky është një nga vendet më të bukura dhe piktoreske në këtë pjesë të Bullgarisë. Së bashku me tufat e mëdha të muflonëve, këtu..

botuar më 25-04-04 7.10.PD