Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studenti Amir Alizada: Studimi në Bullgari është një faqe e suksesshme e jetës sime

Foto: arkiv personal

Për herë të parë, Amiri vizitoi Bullgarinë në moshën 4-vjeçare, ndërsa sot, 14 vjet më vonë, ai është student në vitin e parë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Pse i riu nga Azerbajxhani, i cili mbaroi me nota të shkëlqyera arsimin e mesëm, preferoi Bullgarinë në vend të mundësive që i hapeshin për të vazhduar studimet në Baku apo ndonjë shtet tjetër?

“Bullgaria është Atdheu im i dytë, pasi unë kam rrënjë bullgare. Që fëmijë kam dëgjuar shumë për atdheun historik të paraardhësve të mi. Rrethanat erdhën në mënyrë të atillë që vendosa të shkollohem në Bullgari. Besoj se në jetë nuk ka rastësi! - thotë Amir Alizada në një intervistë për Redaksinë e Gjuhës Ruse të Radio Bullgarisë. - Fakti që jam sot në Bullgari është FAT, dhe në gjuhën azerbajxhanase "fat" do të thotë "se është e shkruar". Unë jam student prej dy muajsh dhe me siguri mund të them se pritshmëritë e mia për një arsim cilësor janë justifikuar. Unë dua shumë të kem sukses dhe këtu i kam të gjitha kushtet për ta arritur”.

Amiri tregon se nuk ka pasur asnjë vështirësi me kandidimin dhe aplikimin e dokumenteve, si dhe me regjistrimin në konvikt. Tashmë ka gjetur shumë miq me të cilët mund të shkëmbejë informacione mbi ngjarjet e rëndësishme, atraksionet, traditat dhe gjuhët e dy vendeve.

“Ka shumë fjalë që përdoren si në gjuhën azerbajxhanase ashtu edhe në atë bullgare. Kjo është shumë interesante! Përveç kësaj, në Bullgari ka edhe shumë male, unë dhe miqtë e mi tashmë e kemi ngjitur Vitoshën disa herë - thotë Amiri. “Në Bullgari është diçka e rrallë të takosh një student nga Azerbajxhani dhe ndoshta kjo është arsyeja pse studentët bullgarë më pritën me shumë interes dhe në mënyrë shumë miqësore”.

I riu nuk ka probleme ta kuptojë gjuhën bullgare dhe kjo nuk është rastësi:

Gjyshja ime më tregonte se stërgjyshja e saj fliste gjithmonë bullgarisht në shtëpi, prandaj të gjithë në familjen tonë kanë dëgjuar fjalë bullgare që në moshë të vogël. Gjuha bullgare është ruajtur në familjen time, ndonëse me një dialekt të vjetër bullgar. Kur vendosa të aplikoj në Universitetin e Sofjes, fillova të marr mësime private - shpjegon Amiri. - Dua të theksoj se gjuha bullgare, historia, kultura dhe etnografia e Bullgarisë studiohen në Universitetin Sllav në Baku të Azerbajxhanit. Në vitin 2022 u nënshkrua një kontratë midis Universitetit Sllav në Bakudhe Universitetit të Sofjes, ndërsa në vitin 2004 u krijua Qendra për Gjuhën dhe Kulturën Bullgare në Universitetin në Baku. Tani vazhdoj të studioj gjuhën bullgare në Universitetin e Sofjes.''

Amir Alizada pranon se në Bullgari ndihet si në shtëpinë e tij, i pëlqen të shëtitë natën nëpër Sofje dhe shpreson të zbulojë edhe më shumë vende interesante në Bullgari. “Do të jem shumë i lumtur nëse në Bullgari do të ketë më shumë studentë nga Azerbajxhani. Ata do të kenë mundësinë jo vetëm të arsimohen mirë, por edhe të njohin më nga afër këtë vend të mrekullueshëm dhe popullin bullgar”- shpreson Amiri dhe është gati të mirëpresë mes miqsh festën e tij të parë të paharrueshme studentore.

“Pata fatin të bëhesha student dhe të hyja në fazën tjetër të jetës sime. Uroj që të gjithë studentët – të tanishëm dhe të ardhshëm – të largohen nga universiteti pas diplomimit me atë për të cilën kemi ardhur këtu, domethënë me një bagazh të madh njohurish. Justifikoni punën e mësuesve dhe bëhuni specialistë dhe profesionistë të shkëlqyer. Ecni me krenari në jetë dhe arrini suksese!” – uroi i riu.

Suksese, Amir!

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri dekoroi nxënësit bullgarë që fituan medalje në olimpiadat e shkencave natyrore

Me mendje të ndritura si tuajat, me zemra të pastra si tuajat dhe me ambicien që keni, jam i sigurt se e ardhmja jonë është e ndritur, harmonike dhe premtuese. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, kur u dorëzoi çmimet nxënësve bullgarë që..

botuar më 25-09-19 11.59.PD

NEET në Bullgari – pse gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin të mos punojnë dhe të mos studiojnë

Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..

botuar më 25-09-18 7.55.MD

Fillon pranimi i dokumenteve në kuadër të iniciativës për kthimin e bullgarëve nga jashtë vendit

Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...

botuar më 25-09-17 2.03.MD