Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 8 dhjetorin 2022

Në festën e studentëve do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull

Foto: BGNES

Ditën e enjte mbetet me vranësira dhe mjegull. Në pjesën perëndimore të ultësirës së Trakisë së Epërme dhe në Rrafshinën e Danubit mjegulla do të jetë e vazhdueshme dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje rreth 2°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 10 dhe 15°, në kryeqytet 11°. Në rajonet me mjegull të vazhdueshme vlerat do të jenë më të ulëta.

Vranësirat do të thyhen përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 10-13°, afër gradëve të ujit të detit. Lëvizja e detit do të jetë 2 ballë.

Deri në mesditë do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull në male, me reshje lokale të dobëta bore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m rreth 1°.

Të premten vranësitë do të çahen dhe temperaturat do të rriten.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Prokuroria i caktoi masën parandaluese Kirill Petkovit

Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...

botuar më 25-01-10 3.23.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

140 milionë leva janë shpenzuar për përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake vitin e kaluar

Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..

botuar më 25-01-10 3.22.MD

Deputetët mund të votojnë për pezullimin e zgjedhjeve të Borisllav Sarafov për Prokuror të Përgjithshëm javën e ardhshme

Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..

botuar më 25-01-10 2.56.MD