Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 9 dhjetorin 2022

Temperaturat janë në rritje, por moti mbetet me vranësira dhe mjegull

Foto: Radio Vidin

Më 9 dhjetor do të ketë vranësira të konsiderueshme, kryesisht të larta në gjysmën lindore të vendit. Para mesditës kryesisht në ultësira do të ketë mjegull. Do të jetë pothuajse pa shi. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jug-jugperëndimore, në Rrafshinën e Danubit - e dobët nga lindja. Moti do të jetë relativisht i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 11° dhe 19°, në Sofje rreth 13°.

Në male do të ketë vranësira të larta të shpërndara. Mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore vranësia do të jetë e konsiderueshme, por reshje pothuajse nuk do të ketë. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë perëndimore-jugperëndimore. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 3°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri deklaroi se Bullgaria nuk mund të përballojë të zgjedhë mes BE-së dhe SHBA-së

Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet përmes sigurisë për Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave. Tema e takimit ishte..

botuar më 25-03-05 9.52.PD

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD