Më shumë se 450 milionë njerëz në mbarë botën kanë çrregullime mendore, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Bullgarët vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit (11,4%), depresioni (6,2%), abuzimi me substancat (3,3%). Parandalimi dhe përpjekjet për të parandaluar thellimin e problemeve mendore janë një çështje veçanërisht e rëndësishme që prek gratë dhe burrat. Dhe meqenëse seksi më i fortë është më pak i prirur për të kërkuar ndihmë të specializuar, mjetet e artit vijnë në shpëtim.
Një lloj apeli për meshkujt që të flasin për shëndetin e tyre mendor dhe të kërkojnë ndihmë, pa pasur frikë se mund të gjykohen nga shoqëria, është fotoekspozita “Dëgjo zërin tim”. Me ndihmën e një kodi të veçantë QR të vendosur në fotot e fotografit Pavell Çervenkov, vizitorët në galerinë e Sofjes "Misioni 23" kanë mundësinë të dëgjojnë zërat e 7 personaliteteve të njohura në fushën e muzikës, poezisë, sportit, teatrit dhe arteve pamore. Ata japin këndvështrimin e tyre për këtë çështje, duke ndarë histori personale që dëshmojnë se pavarësisht ashpërsisë së tyre, burrat gjithashtu mund të jenë të pambrojtur.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: pixabay, Facebook/missia23Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për të promovuar veprimtarinë shkencore dhe kërkimore të..
Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në..
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot..