Në takimin me kryesinë e DPS-së, kandidati i GERB-it për kryeministër, Prof. Nikollaj Gabrovski, deklaroi se nëse nuk formohet qeveria tani, ka shumë gjasa për zgjedhje të reja të parakohshme. Prof. Gabrovski dhe DPS-ja gjetën ngjashmëri në prioritetet e tyre - stabilizimi i shtetit dhe vazhdimi i planit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, pranimi i Bullgarisë në Shengen dhe Eurozonë dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Të dyja palët u bashkuan rreth idesë së nevojës për të formuar një qeveri eksperte.
“Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Vëzrazhdane” nuk iu përgjigjën ftesës së Gabrovskit për takim. "Bullgaria Demokratike" dhe BSP refuzuan mbështetjen për një qeveri me mandatin e parë. Mbështetje për një qeveri me mandatin e parë ka shprehur “Ngritja Bullgare”.Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..