Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bllokimi i Bullgarisë dhe Rumanisë për Shengenin minon solidaritetin evropian

Foto: European Union

Vendimi për privimin e Bullgarisë dhe Rumanisë nga anëtarësimi në Shengen nuk është i drejtë dhe minon parimet evropiane të solidaritetit dhe unitetit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një video-konferencë me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Biseda e iniciuar nga Michel kishte të bënte me përgatitjen e takimit të rregullt të Këshillit Evropian më 15 dhjetor. Në lidhje me diskutimin e pritur mes liderëve evropianë për zgjerimin e Shengenit, Radev deklaroi se është e papranueshme të vendosen kërkesa shtesë për anëtarësim, siç është lidhja me temën e sundimit të ligjit, të cilat janë jashtë kritereve objektive për pranim.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD

Furnizimi me gaz natyror nga Azerbajxhani nuk ka rifilluar ende

Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..

botuar më 25-01-16 2.42.MD

Dimitër Gllavçev i uroi kabinetit të ardhshëm mandat të gjatë dhe të suksesshëm

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..

botuar më 25-01-16 9.52.PD