Vendimi për privimin e Bullgarisë dhe Rumanisë nga anëtarësimi në Shengen nuk është i drejtë dhe minon parimet evropiane të solidaritetit dhe unitetit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një video-konferencë me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Biseda e iniciuar nga Michel kishte të bënte me përgatitjen e takimit të rregullt të Këshillit Evropian më 15 dhjetor. Në lidhje me diskutimin e pritur mes liderëve evropianë për zgjerimin e Shengenit, Radev deklaroi se është e papranueshme të vendosen kërkesa shtesë për anëtarësim, siç është lidhja me temën e sundimit të ligjit, të cilat janë jashtë kritereve objektive për pranim.
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu presidentit një dosje me mandatin e përfunduar, strukturën dhe përbërjen e kabinetit të ardhshëm. Kreu i..
Bullgaria nuk ka gabime në përthithjen e fondeve të BE-së në fushën e bujqësisë dhe burimeve natyrore për vitin 2023, theksohet në raportin vjetor të auditorëve evropianë. Raporti u diskutua në takimin e përbashkët të ministrit të bujqësisë, Georgi..
Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" do të mbështesë një qeveri të GERB-SDS, BSP - E majta e bashkuar dhe "Ka një popull të tillë" në votimin e saj në Kuvendin Popullor si pjesë e formimit të shumicës parlamentare. Disa orë para..
Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të..