Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Simeon Sakskoburggotski është pronar i Pallatit “Vrana”, vendosi gjykata

Simeon Sakskoburggotski
Foto: BGNES

Simeon  Sakskoburggotski, djali i Mbretit bullgar Boris III dhe motra e tij Maria-Luiza janë pronarë të Parkut dhe Pallatit “Vrana” (në Sofje), dhe të gjitha pretendimet e shtetit ndaj tyre u hodhën poshtë përfundimisht. Kjo ndodh pasi Gjykata e Lartë e Kasacionit nuk lejoi ankim kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Sofjes, me të cilin të dy u njohën si pronarë të pronës verën e kaluar, shkruan faqja e internetit lex.bg.

“Me këtë vendim i jepet fund mosmarrëveshjes për “Vranën” – pallati është i Simeon  Sakskoburggotski dhe Maria-Luiza dhe rikthehet drejtësia juridike dhe jetike. Pasi shteti dikur ia mori “Vranën” familjes mbretërore pikërisht si pronë e mbretit, nuk ka se si vite më vonë të pretendojë se ka qenë e tij në kohën e shtetëzimit”, komentoi avokatja e Simeonit, Valja Gigova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Byrekut në fshatin Banica

Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...

botuar më 25-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..

botuar më 25-05-16 5.38.MD