219 janë rastet e reja me koronavirus në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ.
5.13 për qind nga 4272 analizat e kryera janë pozitive, pra rastet aktive në vendin tonë janë 4577.
Janë 387 persona të infektuar në spital, dhe 32 në repartet e kujdesit intensiv.
140 pacientë u shëruan, 5 persona me koronavirus vdiqën dhe 60% e tyre nuk ishin të vaksinuar.
Numri total i vaksinave të administruara gjatë 24 orëve të fundit është 271.
Të gjitha rajonet e Bullgarisë janë të vendosura në të ashtuquajturën “zonë blu” për përhapjen e infeksionit, që nënkupton mungesën e masave kufizuese ndaj objekteve të ndryshme arsimore, sportive dhe tregtare. Megjithatë, rekomandohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, veçanërisht në ambientet mjekësore, transportin publik etj., mbajtja e distancës dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..