Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 16 dhjetorin 2022

Po vjen një ngrohje e fortë, me përjashtim të Bullgarisë Veriperëndimore

Foto: BGNES

Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 3°. Mbi Bullgarinë Veriperëndimore para mesditës dhe në ultësirën e Trakisë së Epërme do të mbajë vranësira me mjegulla lokale. Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, më e ulëta në veriperëndim, në kryeqytet do të jetë 17°.

Do të mbajë mot me diell në zonat malore, me erë të fortë deri me stuhi jugperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 7°.

Dielli do të shfaqet përgjatë Detit të Zi pas mesditës. Temperaturat maksimale do të jenë 15-18°. Uji i detit është 10-12°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.

Të shtunën do të jetë e ngrohtë për stinën, por nisin reshje të reja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistë përcjellin perëndimin e parë të Vitit të Ri në majën Ljubash

Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..

botuar më 25-01-01 5.50.PD

Parashikimi i motit për 1 janarin 2025

Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..

botuar më 24-12-31 7.35.MD

Në mesnatë do të ngrihet në mënyrë simbolike pengesa e fundit te Ura e Miqësisë në Ruse

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes dy vendeve tona në minutën e parë të Vitit të Ri në pikën kufitare "Ura e Danubit" afër..

botuar më 24-12-31 2.05.MD