Festimi i Krishtlindjes është ndër ditët më të rëndësishme dhe më të pritura të vitit. Pas punëve të vështira të korrjes në vjeshtë dhe përgatitjes për dimër, ditët e shkurtra dhe të errëta të dhjetorit duket sikur fillojnë të shkëlqejnë me përgatitjet për Krishtlindje.
Festa e Krishtlindjes është periudha që bullgarët preferojnë ta kalojë në shtëpi, pranë vatrës dhe me familjen. Shtëpia duhet patjetër të zbukurohet me një Pemë Krishtlindjeje dhe tradita thotë se në Natën e Buzmit çdo shtëpi bullgare duhet të mbajë erë buke dhe temjan. Është një kohë magjike e vitit, njerëzit besojnë se ndodhin mrekulli, ndërsa grupet e kolendarëve shkojnë në fshatra dhe qytete duke kënduar dhe duke uruar për shëndet, pjellori dhe fat të mirë.
Tradita e këndimit të këngëve është e gjallë dhe ka ndjekësit e saj entuziastë në shumë pjesë të vendit. Dëshmi për këtë është grupi i këngëtarëve të burrave nga fshati Pirgovo i rajonit të qytetit Ruse, i fshehur nën brigjet e larta të lumit Danub. Banorët vendas tregojnë me krenari për ritualin e tyre unik të Krishtlindjes, i cili meriton vëmendje të veçantë.
Banorët e fshatit Pirgovo që nga koha e lashtë jetojnë me mund dhe dashuri të madhe për gjithçka që kanë mbjellë dhe ndërtuar. Vreshta të bukura, kopshte të bollshme dhe shtëpi dhe bletësh të shëndetshme. Përgatitja për Krishtlindje në fshat fillon që në Ditën e Ingat Hyjmbajtësi, që bie më 20 dhjetor, kur sipas besimit popullor dhe siç këndohet në këngë, “Fillojnë dhimbjet e Nënës së Zotit për të lindur një Zot të ri”.
Në mëngjes para Natës së Buzmit, gratë nga Pirgovo mblidhen për të dekoruar të bredhin, i cili është një atribut kryesor i grupit vendas të kolendarëve. Ajo do të mbahet nga mbreti, siç e quajnë këtu udhëheqësin e kolendarëve. Pema e Krishtlindjes për këngëtaret në fshatin Pirgovo përgatitet nga degëzat e boksit të fiksuara në një bazë druri dhe sipër saj vendosen mollë të kuqe për shëndet.
Poshtë tyre janë kulaçet, e pjekura në formën e vathës në të cilën mblidhet kopeja. Buka e Krishtlindjeve këtu jepet për fat të mirë dhe kolendarët duhet të luten për bekim dhe këngë në çdo shtëpi. Pema e Krishtlindjes e zbukuruar në këtë mënyrë temjaniset nga gratë dhe vetëm atëherë mund t'u dorëzohet kolendarëve. Në shtëpi përgatitet edhe një bukë rituale për këngëtarët, e cila në Pirgovo i ngjan diellit, simbol i dritës që i jep jetë dhe forcë çdo krijese tokësore. Mbi bukën-diell vendosen simbole si hardhia me rrush, zogj dhe grurë.
Që në mëngjes, i zoti i shtëpisë në Pirgovo duhej të shkonte në pyll për të prerë një pemë të trashë për ta ndezur në shtëpi dhe për ta djegur në Natën e Buzmit. Pema në trojet tona quhet pema e Natës së Buzmit dhe është një tjetër simbol i diellit të ri, i cili sipas traditës sonë lind për Krishtlindje.Mirëpo, fryma të ndalet kur dëgjohen fjalët e një kënge të realizuar nga grupi i këngëve të fshatit Pirgovo. Sado i larmishëm të jetë repertori i këngëve në trojet bullgare, nuk kemi dëgjuar askund një këngë të ngjashme. Ajo tregon historinë e një heroi bullgar që vdiq në Betejën e Fushë Kosovës - një episod tragjik i pushtimit osman në Ballkan. Beteja erdhi pas vitit 1385 kur osmanët pushtuan Sofjen dhe arritën në kufijtë e Principatës së Moravisë përgjatë lumit Morava. Askush nuk e mban mend se kush e ka kënduar për herë të parë këtë këngë në fshatin Pirgovo, por të gjithë burrat atje e dinë dhe e këndojnë tekstin, sepse ajo përcillet si trashëgimi brez pas brezi.
“Është një këngë burrash, e ndryshme për faktin se i këndohet pikërisht vajzës së familjes që po vizitojmë dhe kënga është e bazuar në histori. Teksti në të është si vijon: “Herët u zgjua vajza, herët të dielën, që i përveshi mëngët e bardha, që përgatiti piten e bardhë, piten e bardhë, pogaçen e dredhur. Që mbushe dy shtambat me ujë të ftohtë dhe verë të kuqe. Që shkove në Fushë Kosovë, në Fushë Kosovë, në fushën e betejës. Atje ajo mbledh gjakun e trimave, gjakun e trimave të derdhur në betejë. Aty ajo gjeti heroin Pavlju, heroin Pavlju një bajraktar fshati, me krahun e majtë të prerë, krahun e majtë dhe këmbën e djathtë. Ajo ia lante plagët e hidhura me ujë të ftohtë. Verë të kuqe për kungim jep, bukën e bardhë për anafora“.
Por në grup të gjithë janë të rëndësishëm, kjo nuk është një traditë individuale. Aktualisht në grup jemi 9 veta, djem dhe meshkuj nga 16 deri në 64 vjeç. E mira është se ka vazhdimësi. Të rinjve u pëlqen, gjë që na lumturon edhe neve. Kur afrohet Krishtlindja, ne mblidhemi dhe i biem rreth e rrotull gjithë fshatit. E mira është se në Pirgovo ka shumë të rinj dhe fëmijë, sepse është afër qytetit të Ruses dhe fshati ynë është i gjallë, po zhvillohet një aktivitet i pasur kulturor, ka shumë ansamble folklorike. Kështu grupi ynë i këngëve çdo vit sa vjen e rinohet, këngët tona këndohen dhe ne do të mund ta ruajmë traditën për shumë vite në një formë autentike”.
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..