Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turqia me masa për mbrojtje më të mirë të kufirit me Bullgarinë kundër emigrantëve

Ivan Demerxhiev dhe Sjulejman Sojllu
Foto: BGNES

Proceset e migracionit dhe fluksi i refugjatëve ishin në qendër të një takimi të dielën (18 dhjetor) të ministrit të brendshëm Ivan Demerxhiev me homologun e tij turk Sjulejman Sojllu. Këtë e bëri të ditur Demerxhiev para gazetarëve.

“Me palën turke ramë dakord që ajo të marrë pjesë edhe më aktive në aksione që nuk do të lejojnë grupe të mëdha emigrantësh të grumbullohen në kufi për të sulmuar kufirin tonë”, tha ministri. Ai theksoi se pala turke vendosi xhandarmërinë dhe ushtrinë në lokacione të ndryshme strategjike përgjatë kufirit. Tashmë ka një efekt nga këto veprime dhe presioni ndaj policëve tanë kufitar po zvogëlohet dukshëm, tha Demerxhiev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD