Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për peshën e fjalëve dhe të gjuhës si një ind i gjallë shoqëror

Luftë, gaz, agresion - fjalët që dominuan gjatë vitit 2022

Nëse rizbulojmë kuptimin e fjalës entuziazëm, gjithçka do të shkojë në drejtimin e duhur, thotë gazetarja Tanja Dimova

Foto: pixabay

Luftë, paqe, frikë, përulësi, ndjeshmëri, dashuri janë fjalët që ishin më shpesh në mendjet dhe fjalorin e njerëzve gjatë vitit 2022 që po kalon.

Empatia, dashuria dhe përulësia janë virtyte që na formojnë si njerëz dhe si shoqëri, dhe këtë vit ne patëm më shumë se një rast për t’i treguar ato, për shembull në qëndrimin tonë ndaj atyre që ikin nga lufta në Ukrainë dhe viktimave të fatkeqësive natyrore në vendin tonë, ose në këtë rast me Sashkon 12-vjeçar - djali me autizëm nga qyteti Pernik që kaloi 9 ditë në mungesë, por u gjet në pyll nga vullnetarë - të cilët na dhanë mundësinë t’i dëshmojmë vetes se mund të jemi të bashkuar, të vendosur dhe të mirë. Megjithatë, konflikti ushtarak i cili shkatërron territorin e Ukrainës për 10 muaj duket ende larg nga një rezultat pozitiv, kështu që fjalët si “luftë” dhe “paqe” do të vazhdojnë të preokupojnë mendimet tona edhe në vitin 2023.

Gjuha si një strukturë e gjallë shoqërore, ashtu si vetë shoqëria, ndryshon vazhdimisht, dhe bashkë me të edhe fjalët më të përdorura. Mediat shpesh imponojnë fjalë, që nuk janë të natyrshme në gjuhën tonë - thotë Pavlina Vërbanova, krijuese e një faqeje të njohur për kontrollin e drejtshkrimit.

Pavlina Vërbanova

“Sidomos këtë vit më bën përshtypje fakti se në gjuhën mbizotërojnë fjalë të parëndësishme, të privuar nga ndonjë ngjyrosje më specifike. Për mua fjalët që dominonin ishin lufta, gazi dhe agresioni, të lidhura me ngjarjet socio-politike që dhanë pasqyrimin e tyre mbi gjuhën në media, dhe si rrjedhojë mbi njerëzit.”

Sa i përket dëshirës sonë për të përdorur gjuhën si armë për ta bërë të pambrojtur, në vend që të inkurajojmë apo mbështesim personin përball nesh, Vërbanova është e bindur se ne vet krijojmë tension përmes të folurit tonë:

“Unë mendoj se shoqëria jonë është jo vetëm e traumatizuar, por edhe vetë-traumatizohet. Sikur e ndjejmë nevojën për të ndëshkuar veten –shpjegoi edhe ajo. – Të ekspozojmë më tej gabimet dhe vuajtjet tona, duke rënduar në këtë mënyrë si veten, ashtu edhe ata që na rrethojnë.”

Për vlerën dhe fuqinë e fjalës dhe gjuhës reflekton edhe kolegia e programit “Hristo Botev” të BNR-së Tanja Dimova. Fjalët janë thelbi i punës së saj, pasi ajo përveç gazetares është edhe skenariste e serisë dokumentare “5 Minuta Sofja”:

“Nëse e kuptojmë me të vërtetë peshën e fjalëve dhe rëndësinë që ato kanë, ne do t’i përdorim ato kur kemi nevojë për to dhe në mënyrën se si kemi nevojë për to.Ne do të dimë se gjithçka ka të bëjë me atë që themi, si ia themi dhe kujt. Ne do të mësojmë të kursejmë veten kur fjalët, ndoshta, janë të tepërta dhe duhet t’i lëmë të vdesin. Ne vazhdimisht luftojmë me veten dhe me të tjerët, pa menduar pse dhe kujt i duhet.”

Puna si skenariste dhe gazetare e bën atë të mendojë shumë më tepër për mesazhin që dëshiron të përcjellë përmes zërit të saj në radio dhe përmes subjektit në harkun kohor të kufizuar të filmit dokumentar.

Tanja Dimova

“Dokumentari kërkon që të jesh sa më të vërtetë dhe objektivë. Kreativiteti personal manifestohet në vetë faktin se ky është këndvështrimi tuaj për informacionin. Nuk mund t’i shpëtoj dot romantizmit që mbart.

Besoj se nuk i bëj aq shumë pyetjet e ditës, se sa ato që preokupojnë zemrën. E kam ditur gjithmonë se ajo që bëjmë në radio është një punë e përbashkët. Me bashkëbiseduesit bëhemi bashkëmendimtarë, me të cilët së bashku i kthejmë fjalët në muzikë, në të cilën dëgjuesit mund të vallëzojnë. Në skenarët për një film dokumentar - muzika gjithashtu merr vizionin e saj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mendosh se si të thuash fjalët e duhura që nuk e largojnë vizionin, por e plotësojnë dhe mbështesin atë.”

Duke i thënë të gjitha këto me shkëlqimin karakteristik në sytë e saj, Tanja në mënyrë të padukshme bëhet personifikimi i fjalës entuziazëm:

“Në fjalën entuziazëm, përveç ngazëllimit dhe gëzimit, ka edhe një vështrim brenda vetes dhe kjo, se Zoti është brenda nesh. Dhe çfarë mund të kërkojmë më shumë se Zoti të jetë brenda dhe me ne? Nëse është kështu, ne duhet të jemi me krahë, të duam, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndjehemi, të ndajmë, të jemi njerëz të vërtetë. Prandaj, mendoj se entuziazmi është ajo që na mungon shpesh dhe fjala që duhet të jetë fjala e vitit 2022 dhe çdo vit pasardhës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD