Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vezhdi Rashidov: i kërkova Erdoganit që Bullgaria të jetë një lojtar kryesor në negociatat BE-Turqi

Foto: BGNES

Kryetari i Asamblesë Kombëtare Vezhdi Rashidov u takuanr në Stamboll me presidentin turk Rexhep Erdogan. Gjatë bisedimeve, Erdogan shprehu dakordësinë e tij që Bullgaria të jetë ndërmjetëse në një takim të nivelit të lartë BE-Turqi për çështjet e migracionit, u tha Rashidov gazetarëve.

“Kam kërkuar nga Erdogani leje që Bullgaria të bëhet mikpritëse dhe lojtari kryesor në negociatat lidhur me problemin e migracionit, sepse është e rëndësishme që ne të jemi një forcë shtytëse”, tha kryetarja e Kuvendit dhe shtoi: “Bullgaria duhet të ketë marrëdhënie të mira edhe me njërën palë, edhe me tjetrën. Ky është një kufi i jashtëm i përbashkët për Turqinë dhe Bullgarinë." Bullgaria pritet të paraqesë propozimin gjatë Këshillit të Migracionit në fillim të janarit, tha Rashidov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD
Papa Françesku

Papa Françesku asistoi në shërbimet e Pashkëve me një omofor nga Bullgaria

Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2019. Omofori vjen nga fjala greke për "mbulesë", "vello" dhe është pjesë e veshjes..

botuar më 25-04-21 4.14.MD
Iniciativa “Mbështet një Ëndërr” , 30 maj 2022

"Mbështet një Ëndërr" bashkon të rinj në disavantazh social për një ballo diplomimi

Iniciativa bamirëse e presidentit Rumen Radev “Mbështet një Ëndërr” po tërheq mbështetjen e muzikantëve, stilistëve, dizajnerëve dhe donatorëve, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Një mbrëmje mature e organizuar nga presidenti çdo pranverë..

botuar më 25-04-21 3.42.MD