Po krijohet një mekanizëm për kërkimin e përgjegjësisë penale të Prokurorit të Përgjithshëm. Në një konferencë në Këshillin e Ministrave, ministri i drejtësisë nga qeveria e përkohshme Krum Zarkov bëri të ditur se ky mekanizëm parashikon që një gjyqtar penal nga Gjykata e Lartë e Kasacionit, nga Gjykata e Apelit, apo Gjykata e Qarkut, por me gradën gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit, që të udhëheqë një hetim kundër Prokurorit të Përgjithshëm, ose zëvendësit të tij kur është e nevojshme. Ky prokuror ad hoc (i posaçëm) do të emërohet prokuror në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit dhe do të caktohet sipas parimit të rastësishëm. Sipas Zarkovit, është duke u vendosur edhe kontrolli i brendshëm prokurorial mbi veprimet e këtij prokurori special, të cilin kontroll do ta kryejë një tjetër gjyqtar penal nga Gjykata Supreme.
Bullgaria është një nga ekonomitë më dinamike dhe me perspektivë në Evropën Juglindore, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një dreke pune në Nju Jork, të organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfik dhe organizata për dialog biznesi BCIU,..
Për të tretën ditë radhazi, parlamenti bullgar nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm prej 121 deputetësh dhe seanca nuk u zhvillua. Në sallën plenare u paraqitën vetëm 111 nga gjithsej 240 deputetë – një situatë që u përsërit edhe dy ditët e..
“Meta”, kompania mëmë e “Facebook” dhe “Instagram”, është e interesuar për të investuar në Bullgari, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. “Bisedimet u zhvilluan pas takimit me “General Electric”, ku folëm për reaktorët e vegjël modularë. Sigurimi..
Gjatë 24 orëve të ardhshme , moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore..
Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir..
Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në..